Sëmundjet E Rrezikshme Që Po Shfaqen Sërish – Çfarë Duhet Të Bëni Kujdes

644 0

Studimet e fundit, të cilave i referohet AgroWeb.org kanë konstatuar rrezikun e rikthimit të disa prej sëmundjeve më të rrezikshme e vdekjeprurëse të kohërave të mëparshme.

Kryesisht mungesa e vaksinimit dhe në shumë raste mungesa e gjetjes së trajtimit të duhur ka bërë që disa prej sëmundjeve të transmetueshme por të zhdukura prej shumë vitesh të rikthehen sërish.

AgroWeb.org ju këshillon të konsultoheni me mjekun në lidhje me çdo shenjë apo simptomë mbi të cilën dyshoni por edhe mbi çështjen e vaksinimit gjithashtu.

Murtaja

Kjo sëmundje mund të tingëllojë e lashtë, por në të vërtetë, e ashtuquajtura Vdekja e Zezë është rishfaqur në Nju Meksiko, Kaliforni dhe Kolorado.

Murtaja vazhdon të mbetet një sëmundje e rrallë e cila shërohet me antibiotikë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org në mungesë të antibiotikëve, murtaja – e cila transmetohet nga brejtësit dhe mizat – mund të jetë vdekjeprurëse nëse nuk trajtohet siç duhet.

Tuberkulozi

Lufta kundër tuberkulozit po vështirësohet për shkak të antibiotikëve të cilët nuk janë më efikasë kundër kësaj sëmundjeje.

Sifilizi

Antibiotikët nuk janë aq efikasë sa më parë kundër sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Sifilizi dhe klamidia, janë dy sëmundje të tilla të cilat në ditët e sotme trajtohen me shumë vështirësi.

Fruthi

Fruthi manifestohet me pika të kuqe të shpërndara në fytyrë dhe gjithë trupin.

Që nga viti 2013 janë regjistruar shumë raste të kësaj sëmundjeje e cila nuk kursen njerëzit që nuk janë vaksinuar.

Poliomeliti

Kjo sëmundje vazhdon të rishfaqet herë pas here.

Ajo ndikon tek truri dhe mund  të shkaktojë paralizë të disa pjesëve të trupit, madje mund të jetë fatale.

Skarlatina

Shumë njerëz po preken nga skarlatina, bakteri i cilës është tjetërsuar aq shumë saqë antibiotikët nuk e eliminojnë dot.

Kjo sëmundje shkaktohet nga një i njëjti bakter si ai i streptokokut.

Ajo prek kryesisht fëmijët dhe të miturit dhe manifestohet në lëkurë.

Nëse nuk trajtohet, skarlatina mund të nxisë problemet me veshkat dhe zemrën.

Kolla E Mirë

Kolla e mirë është një sëmundje e keqe e rrugëve të frymëmarrjes.

Vështirësitë në frymëmarrje për pacientin janë të mëdha dhe të zhurmshme.

Kjo kollë mund të zgjasë deri në 10 javë dhe mund të shpërndahet lehtësisht nga një person tek tjetri.

Ajo është serioze për çdo grupmoshë por veçanërisht e rrezikshme për foshnjet të cilat duhet të marrin trajtim spitalor.

Mënyra më e mirë për të penguar shfaqjen e kollës së mirë është vaksinimi./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.