Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 64,6 % të volumit

307 0

Shkëmbimet tregtare me vendet e Bashkimit Europian zënë 64,6 % të gjithë tregtisë. Sipas raportit për tregtinë e jashtme publikaur të mërkurën nga Instituti i Statistikave, INSTAT, në nëntor 2016, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 73,4 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 60,5 % të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (36,4 %), Kina (7,5 %), Greqia (6,6 %) dhe Turqia (6,3 %).

Në muajin nëntor 2016, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me nëntorin e 2015-ës janë: Italia me (12,7 %), Kosova me (10,1 %) dhe Kina me (137,8 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Hungaria me (-39,7 %), Hollanda me (-21,9 %) dhe Iraku me (-25,7 %).

Sipas INSTAT-it, në muajin nëntor 2016, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me nëntorin e 2015 janë: Turqia me (2,5 %), Greqia me (12,7 %) dhe Gjermania me (0,6 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia me (-9,5 %), Kina me (-14,1 %) dhe Serbia me (-35,1 %)./ata.gov.al