Shqipëri- Kosovë, Panair i përbashkët i Agrobiznesit në Prishtinë | 30 shtator “ 3 tetor 2015

377 0

Në Qendrën e Panaireve, Prishtinë, nga 30 shtator – 3 tetor 2015, do tw zhvillohet edicioni i 9 i “Panairit të Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale. Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar (KASH), Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dhe kompaninë Albexpo janw organizatorwt e panarit që ndryshe do të quhet “Panairi i prodhimeve bujqësore shqiptare”.

Ky aktivitet i kthyer tashmë në një traditë për të gjithë fermerët dhe agropërpunuesit kosovarë, do të marrë një vlerë të shtuar dhe rëndësi të veçantë në edicionin e këtij viti. Për herë të parë panairit bujqësor të Kosovës do t’i bashkohet në mënyrë të organizuar edhe agrobiznesi shqiptar, duke e zhvendosur në Prishtinë, Panairin e Agrobiznesit Shqiptar, i parashikur të zhvillohej në 30 shtator në Tiranë.

Agrobiznese të afirmuar nga Shqipëria, që kanë konsoliduar tashmë veprimtarinë e tyre në sektorin e agropëpunimit, do të marrin pjesë në Panairin e Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale, në Prishtinë në promovimin e vlerave dhe risive që ka kurorëzuar ky sektor gjatë një viti. Agrobizneset e dy vendeve do të diskutojnë nga afër mënyrat e reja të prodhimit, perpunimit dhe financimit të projekteve strategjike në sektorin e bujqësisë dhe agropërpunimit.

Kosova dhe Shqipëria kanë resurse në fushën e bujqësisë të paeksploruara ende dhe është në mision të organizatave të biznesit të dy vendeve, për t’i bërë ato atraktive për një treg të qëndrueshëm.