Nga kumbullat e purpurta të Tropojës, te qershitë e Peshkopisë, nga mollët e verdha gold të Korçës, te mandarinat dhe agrumet e Sarandës, Shqipëria e produkteve bujqësore është një ylber ngjyrash e shijesh. Të ushqeheni shëndetshëm do të thotë të ndiqni skemën e ngjyrave të ylberit. Pra, nëse ju përfshini sa më shumë ngjyra frutash dhe perimesh në ushqimin tuaj të përditshëm atëherë do të jeni në rrugën e duhur për një dietë të vlera të plota.

5 ngjyrat që ju duhet të konsumoni rregullisht për të pasur një jetë të shëndetshme

TË VERDHA E PORTOKALLI

Vlerat ushqyese

Frutat dhe perimet në ngjyrë të verdhë a portokalli janë plot me vlerat të mëdha ushqyese. Janë të pasura me beta karoten, Vitaminë A dhe vitamin C, me antioksidantë të fuqishëm që neutralizojnë radikalet e lira që enden nëpër trupin tuaj dhe dëmtojnë qelizat. Radikalet e lira janë shkak për artereosklerozën dhe sëmundjet e tjera të zemrës, perdet e syrit, dëmtimin e enëve të gjakut, semundjet inflamatore dhe artritin, azmën dhe madje edhe për radikalet e lira.

Studimet majde e lidhin konsumimin e lartë të karotenoidëve, që gjenden në produket me ngjyrë të verdhë dhe të portokalltë, me uljen e riskut për gjendjen e reumatizmës dhe me forcimin e sistemit imunitar.

Cilat janë?

• Limonat dhe agrumet
• Karrotat
• Kungulli i dimrit
• Kungulleshkat e verës
• Speci i verdhë
• Misri
• Patatet e ëmbla
• Mollët Gold

TË GJELBRA

Vlerat ushqyese

Perimet e gjelbra janë të pasura në element fitokimikë që përmirësojnë shëndetin dhe ofrojnë sasi të bollshme fibrash. Veçanërisht ato të njohura si familja e lakrave kanë përbërës sulfuror që ndihmon veshkat të neutralizojnë substancat dëmtuese. Frutat dhe perimet e tjera të gjelbra kanë kalium, i cili është shumë i mirë për zemrën.

Cilat janë?

• Sallata jeshile
• Spinaqi
• Kungujt e vegjël
• Asparagu
• Kastraveci
• Artiçoka
• Bamjet
• Majdanozi
• Rukola
• Limonat jeshil

BLU DHE VJOLLCË

Vlerat ushqyese

Frutat dhe perimet blu dhe vjollcë janë nga më të ushqyeshmet dhe më të kërkuarat. Ato kanë veti mbrojtëse ndaj disa elementeve të rrezikshmëm dhe shumë të mira për veshkat dhe rrugët urinare si dhe ndihmojnë për një kujtesë të fortë.

Shumë prej ushqimeve blu dhe vjollcë janë të pasura me element flavonoid të cilët janë shumë të mirë për të ulur dëmtimet ndaj qelizave që shkaktohen nga zakonet jo të shëndetshme të jetës së përditshme.

Cilat janë?

• Lakra e purpurt
• Patëllxhanët
• Boronicat
• Kumbullat
• Rrushi i errët

TË KUQE

Vlerat ushqyese

Veçanërisht rrushi i kuq përmban antioksidantë të fortë dhe ndihmon në uljen e riskut të sëmundjeve të zemrës. Vlera të tjera ushqyese në frutat dhe perimet përfshijnë likopeinën e gjendur më së shumti të shalqinjtë, qitro si dhe domatet. Likopeina është e njohur për luftën ndaj problemeve të prostatës dhe si faktori kyç pë vlerat ushqyese të asaj që njihet si dieta mesdhetare.

• Rrepat e kuqe
• Specat e kuq
• Specat djegës të kuq
• Qepët e kuqe
• Shegët
• Qitro
• Rrushi i kuq
• Mollët e kuqe
• Domatet (shumë të mira për personat me gjak 0 dhe AB)

TË BARDHA

Vlerat ushqyese

Lulelakra ka shumë nga vlerat e perimeve të familjes së të gjelbrave, por është e vetmja që është e bardhë. Produktet e tjera si qepët dhe hudhrat konsiderohen super ushqyese përsa i përket përfitimeve të shëndetit. Qepët janë me shumë vlerë për sistemin tretës. Qepët dhe hudhrat kanë veti shumë të mira në uljen e sheqerit në gjak dhe kanë veti të jashtëzakonshme anti-inflamatore dhe anti-bakteriale.

Cilat janë?

• Lulelakrat
• Qepët
• Rrepat e bardhë
• Hudhrat

Në fakt, ngjyrat bëjnë që ushqimet e përditshme të jenë edhe shumë tërheqëse vizualisht. Një pjatë me ngjyra ju shton dëshirën e të ngrënit shëndetshëm, thjesht ndiqni ylberin. Gjatë gjithë javës, përfshini fruta dhe perime që janë jeshile, të kuqe, të verdha e portokalli, të bardha, blu dhe vjollcë dhe ju do të merrni plot vlera ushqyese jetike, duke ngrënë shëndetshëm dhe bukur./AgroWeb.org