Shqipëria në Vendin e 29-të në Rang Botëror për Eksportin e Shalqinit

423 0

Shqipëria renditet e 29-ta në rang botëror për eksportet e shalqirit “Made in Albania”, që vitet e fundit kanë kapërcyer ndjeshëm shifrat mesatare të eksporteve që shënohen nga vende të ndryshme të botës.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural publikoi fakte mbi tregun shqiptar, ku krahas domates, kastravecit, specit edhe shalqiri është një tjetër kulturë e radhës, mjaft e kërkuar nga tregu i huaj dhe dominon në produktet bujqësore vendase, me shifrat pozitive të prodhimit dhe të eksporteve.

Statistikat 

Sipas statistikat zyrtare, eksportet e shalqirit në harkun e 10 viteve të fundit u rritën me 10. 349 tonë.

20.829 tonë shalqi u eksportuan 2010. Ndërsa në vitin 2019, eksportet e shalqirit u rritën në 31.178 tonë, shifër kjo që e rendit Shqipërinë në vendin e 29-të në rang botëror për eksportet e shalqirit.

Fakt është se gjatë këtyre 10 viteve është rritur me 60 mijë tonë prodhimi i shalqirit në vend, ndonëse është ulur sipërfaqja e tokës së mbjellë me shalqi.

Sipas statistikave, zona e mbjellë me shalqi në vitin 2010 shënonte 5.488 ha kundrejt sipërfaqes prej 5 801 ha që ishte në vitin 2010.

Rritja e prodhimit 

Ndërsa prodhimi i shalqinit u rrit 259 207 tonë në 2019, kundrejt 199.364 tonëve në 2010.

Rritja e prodhimit të shalqinit ka sjellë përmirësim pozitiv të bilancit tregtar për këtë kulturë. Kështu importet e shalqirit janë ulur në 104 tonë në 2019 kundrejt 164 tonëve që ishin në  në vitin 2010.

Eksportet e shalqirit “Made in Albania” kryesojnë në tregun rajonal, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Serbi por vitet e fundit po zgjerohet harta gjeografike edhe në vendet e BE-së, si Austri, Danimarkë etj./ATSH