Si Po Ndikon Covid 19 tek Aspekti Social i Fëmijëve

260 0

Arta dhe Ami janë nënë e bijë. Çdo pasdite ato i gjen duke bërë shëtitje, të cilat karakterizohen nga humori i mirë, bisedat dhe të qeshurat.

Këto shëtitje janë me rëndësi sidomos për Amin, e cila e pati të vështirë të përshtatej me rikthimin në normalitet pas daljes nga karatina.

“Vajza në fillim I duk gjë e lehtë por mbrapa në periudhën kur u hap gjthcka dhe mund të dilnim, I kërkoja të shkonim në market, qoftë të dilnim një shëtitje, hezitonte, nuk donte.

Për 3 muaj sa qëndruam u mësua me atë që jemi mirë nuk duhet të dalim, le të rrimë brënda edhe sikur u bë asocial.

Kur dilnim me shoqet ose fëmijët nuk donte të kishte shumë shoqëri sepse unë dua të rri deh vetëm dhe kjo gjë nuk me pëlqente sepse filloi të ishte jo e afrushme jo e lidhur me kalamajtë sepse kërkonte kohë vetëm,” – thotë Arta Topuzi, e cila tregon se ndonëse u mundua t’i qëndronte vajzës pranë, përsëri e pati të vështirë. Megjithatë gjithçka ndryshoi kur AMI filloi të kalojë kohë me moshatarët e saj.

Ndikimi

“Vajzën e kam cuar ne kamp veror dhe shyqyr që u hapën na u dha mundësia sepse për mua ishte problem mbyllja e fëmijës në vetveta. Në kamp ka programet e veta, e ka goxha të pasur dhe ka goxha ndryshim. Është më e qeshur më e lumtur edhe pse ka pasur një ditë të lodhur,” – shton më tej Arta.

Ekzistojnë një sërë rastesh, kur fëmijët preferonin të qëndronin mbyllur dhe nuk pranonin t’i ktheheshin jetës normale.

“Ka mjaft prindër që flasin më shqetësimin për orët e  gjata të fëmijëve para ekranve, frekuentimin e rrjteve sociale si Instagram, tik tok dhe kjo është shoqëruar me humbjen e orëve të gjumit, me shkëputjen izolimin, me varfërimin e fjalorit, me pakësimin e komunikimit,” – shprehet sociologia Entela Binjaku.

Prindërit 

Sipas sociologes, një rol kyç kanë pasur edhe prindërit, të cilët pa vetëdije kanë qenë shkaktarët e këtij ndryshimi.

“Fëmijët janë në ndikimin e të rriturve dhe modeli i tyre janë prindërit. Fëmijët duke parë të rriturit përjetojnë dhe ata të gjitha frikët, panikun dhe në kushtet e të qëndruarit bashkë këto përcillen nga të rriturit tek të vegjëlit,” – thotë sociologia./Euronews Albania