Shqipëria po Shëndoshet me Tepricë

547 0

Shqipëria ka nisur të shtojë kile. 1 në 5 fëmijë në vendin tonë vuan nga obeziteti, ndërkohë që edhe mes femrave e meshkujve perimetri I belit ka pësuar një rritje drastike. Në vitin 2004, 58.2% e meshkujve ishin mbipeshë, ndërkohë që në vitin 1975 vetëm 33.6 % e tyre ishin të rrumbullakosur në bel. Ndërkohë që gratë, edhe për shkak të një stili jetese më të kujdesshëm dhe një jete më aktive vuajnë më pak së meshkujt nga mbipesha. Të dhënat tregojnë se në vitin 2014, 45.4 % e grave ishin mbipeshë krahasuar me 34.4% në vitin 1975.

Ndërkohë që në total numri i personave që vuajnë nga obeziteti është pothuajse dyfishuar. Në vitin 1975 vetëm 10.9% e popullatës vuante nga obeziteti, ndërkohë që në vitin 2014 shifra ka shkuar në 17%.

Kjo përqindje e obezitetit, veçanërisht tek fëmijët shqiptarë është alarmuese, jo vetëm për problemet e shumta që shkakton, si obeziteti dhe sëmundje të tjera kardiovaskolare, por edhe sepse obeziteti dhe mbipesha janë tregues i një shoqërie të pashëndetshme. Dhe i një bote të pashëndetshme.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit, një studim i Imperial College London paralajmëron se 1/5 e popullësisë së botës do të jetë mbipeshë brenda 10 viteve të ardhshme.

Të dhënat e studimit tregojnë se në 40 vitet e fundit, numri i femrave dhe meshkujve obezë është rritur frikshëm. Njeriu ka shtuar 1.5 kilogram më shumë në çdo dekadë. Nëse ky trend vazhdon atëherë 18% e meshkujve dhe 21 përqind e femrave në mbarë globin do të jenë obezë deri në vitin 2025. Ekspertët besojnë që 6% e meshkujve dhe 9% e femrave do të jenë në rrezik për jetën si pasojë e obezitetit.

Deri më tani 55 milionë njerëz në mbarë botën kanë vështirësi në frymëmarrje dhe janë të rrezikuar nga disa sëmundje vdekjeprurëse si pasojë e obezitetit që renditet në vendin e tretë të listës së problemeve të shoqërisë botërore, pas duhanpirjes dhe konflikteve të armatosura.

Obeziteti matet duke llogaritur Indeksin e Masës Trupore (Body Mass Index – BMI) në këtë mënyrë: Pesha(kg)/[Gjerësinë(m)xGjatësinë(m). Nëse rezultati është 30 atëherë konsiderohesh obez. Të dhënat e studimit që u publikua në revistën mjekësore Lancet tregojnë se që nga viti 1970, IMT-ja globale u rrit nga 21.7 në 24.2. Me këto rezultate çdo njeri që ka një IMT tek 25 konsiderohet mbipeshë.

Në vitin 2014, Kina regjistroi numërin më të madh të obezëve në botë, plot 43.2 milionë burra dhe 46.4 milionë gra. Shtetet e Bashkuara të Amerikës renditen të dytët sipas studimit. Të dhënat treguan që gratë në Singapor, Japoni, Republika Çeke, Belgjika, Franca dhe Zvicra kanë pasur të njëjtin indeks të masës trupore në të paktën 40 vitet e fundit. Meshkujt Japonezë kanë IMT-në më të ulët në botë ndjekur nga burrat e Bosnjes, Eritresë, Etiopisë dhe Timorit.

Ekspertët kanë bërë thirrje për masa emergjente për të luftuar epideminë e obezitetit. Ata kërkojnë politika të reja mbarëbotërore për ushqimin dhe promovimin e jetës aktive.

Në muajin Mars, Britania e Madhe, vendi i tetë në botë i rrezikuar nga obeziteti, lajmëroi vendosjen e një taksë sheqeri për pijet kryesisht të gazuara duke nisur nga viti 2018. Taksa do të llogaritet për të gjitha pijet me përmbajtje të lartë sheqeri, veçanërisht pijet e gazuara, të cilat konsumohen më së shumti nga të rinjtë.

Lëngjet e frutave dhe pijet me bazë qumështi do të përjashtohen nga kjo taksë dhe prodhuesit e vegjël nuk do të përfshihen në këtë skemë taksimi. Ajo do të vendoset për kompanitë e mëdha, në bazë të volumit të prodhimit apo importit të pijeve të ëmbla.

Një hap i tillë është kërkuar të ndiqet nga vende të tjera perëndimore duke marrë në konsideratë që shpenzimet mjekësore për të trajtuar sëmundje që kanë lidhje me obezitetin kushtojnë 2 trilionë dollarë. Kostoja mesatare për trajtimin mjekësor të një obezi është rritur në 2741 dollarë në vit.

E ëmbla të lë me pasoja!

Disa pije kanë sasi tepër të lartë sheqeri. Imagjinoni, sasia e sheqerit në një kanaçe tipike 330ml Cola (7 lugë çaji) përmban 35 g sheqer. Sasisa maksimale e rekomanduar në një ditë ditë të plotë për moshën mbi 11 vjeç është 30 g sheqer. Pijet e paketuara me nivel të lartë sheqeri rrisin rrezikun e fëmijëve për tu bërë obez me 60 përqind. Të rriturit që pijnë të paktën një pije me sheqer ose më shumë në ditë kanë 27% më shumë shanse të bëhen obezë.

Njerëzit që konsumojnë sheqer rregullisht kanë 26% shanse më të larta për t’u sëmurur me diabet të tipit 2. Kjo sëmundje është shkaktari kryesor i atakut në zemër. Për më tepër, konsumimi ditor i pijeve me sheqer për gjashtë muaj me rradhë rrit depozitën e yndyrnave në mëlçi me 150% duke u kthyer sërish në shkaktarin kryesor për diabetin dhe sëmundjet e zemrës.

Pirja e lëngjeve të gazuara dhe të ëmbla, shkakton gjithashtu prishjen e dhëmbëve tek fëmijët. Meshkujt që pijnë të paktën një lëng me sheqer në ditë, kanë deri në 20% shanse për të patur ose vdekur nga një atak në zem&eueuml;r. Rreziku është po aq i lartë edhe për femrat!

E ndërsa një pjesë e konsiderueshme e popullësisë së vendeve perëndimore vuan nga nënpesha, çereku i popullësisë së Azisë Jugore si dhe Afrika është akoma nënpeshë duke pasur akses të limituar në ushqim!/AgroWeb.org/