Shqiptarët, më indiferentët në rajon për ndryshimet e klimës

312 0

Shqipëria ka ekspozim të lartë ndaj ndryshimeve klimatike, me përmbytje, zjarre, etj., mirëpo popullsia jonë është indiferente ndaj këtyre ndryshimeve.

Rezultatet e Barometrit të Ballkanit treguan se, vetëm 23% e shqiptarëve i konsideronin një problem serioz ndryshimet klimatike, ndërsa serbët dhe maqedonasit ishin më shumë të ndjeshëm ndaj tyre.

47% e të anketuarve në Maqedoni i konsideruan një problem serioz ndryshimet klimatike dhe 42% e të anketuarve në Serbi dhanë të njëjtin vlerësim.

Gjithashtu 39% e malazezëve, 37% e boshnjakëve dhe 30% e shtetasve nga Kosova i konsideruan problem serioz ndryshimet klimatike.

Në të kundërt, shqiptarët kishin përqindjen më të lartë të popullsisë që beson se ndryshimet klimatike nuk janë aspak problem, me 12% të totalit të te anketuarve. Në vendet e tjera të rajonit, mesatarisht vetëm 5% e popullsisë mendojnë se ndryshimet e klimës nuk janë problem.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal që realizoi anketën e Barometrit 2021 vlerësoi se niveli i ndërgjegjësimit për klimën mbetet i lartë në rajon

Tre të katërtat e të anketuarve, rreth 62% janë të gatshëm të paguajnë më shumë për produktet që janë më miqësore me mjedisin. Kjo tregon një nevojë për të investuar në rajon në drejtim të frenimit të ndryshimeve klimatike.

Kosova ka përqindjen më të lartë të të anketuarve të shqetësuar nga ndotja (86%), një rritje e jashtëzakonshme nga viti 2019. Qytetarët e Maqedonisë dhe Serbisë janë të shqetësuar nga ndotja , përkatësisht me 78% dhe 77%. Shqipëria me 74% Mali i Zi, me 58%, mbetet më pak i shqetësuar, i cili ndiqet nga Bosnja dhe Hercegovina, me 68%.

Përdorimi i ushqimit të prodhuar në vend konsiderohet si masa kryesore e zbutjes së klimës me 42% të totalit të të anketuarve në rajon e ndjekur nga ulja e konsumit me 39% dhe zvogëlimin e mbeturinave, ndarjen për riciklim me 32% (4 pikë më pak se në 2019).

Masa e katërt më e popullarizuar për zbutjen e klimës në rajon është blerja e pajisjeve efikase të energjisë, të praktikuara nga një e treta e të anketuarve (25%), me një rritje prej 2 pikë nga viti 2019.

13% e të anketuarve kanë raportuar se nuk kanë marrë asnjë veprim për të mbrojtur mjedisin, 2 pikë më pak se më 2019.

19% e të anketuarve deklaruan se kanë rritur eficencën e përdorimit të energjisë në shtëpitë e tyre përmes izolimit më të mirë./Burimi:Monitor