Si do të jetë moti këtë javë? – Zbuloni ditët me temperaturat më të larta

433 0

Sinoptikanët e Meteoalb parashikojnë që i gjithë vendi ynë gjatë javës që kemi përpara do të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët sidomos zonat bregdetare.

Por në zonat e ulëta dhe ato malore herë pas here do të ketë kalime vranësirash të cilat do të rrezikojnë reshje shiu të izoluara dhe të papërfillshme.

Sinoptikania Adiola Bani tha se sa i përket temperaturave të ajrit, edhe kjo javë do të ketë mot të nxehtë në gjithë vendin, pasi vlerat termike ngjiten që në fillim të javës në 37-38 gradë celcius.

“Do të kemi një freskim të përkohshëm nga data 18 deri në datën 20 gusht ku pritet që termometri të zbresë në 35 gradë por sërish fundjava sjell rritje të vlerave termike”, tha sinoptikania Bani për Panorama.al.