Si Ndikon Moti Tek Organizmi i Njeriut – Çfarë Thithim Në Mushkëritë Tona?

420 0

E keni pyetur ndonjëherë veten se përse papritmas ndiheni sikur ju merren mend?

Apo përse kyçet ju dhembin sa herë bie shi? Këto simptoma dhe të tjera si këto lidhen me ndryshimet e motit, të cilat AgroWeb.org i sjell më poshtë.

Vapa dhe djersitja

Trupi i njeriut ka një mekanizëm i cili e mbron atë kur temperatura rritet më shumë seç e lejojnë limitet.

Ky mekanizëm është thjesht djersa. Aftësia për të djersitur është si një përgjigje kundër ajrit që ka nivele të ulëta të lagështirës.

Ne nuk e vëmë re se sa djersisim pasi një pjesë e madhe e saj avullon sapo trupi e prodhon.

Kur jashtë është shumë vapë dhe trupi nuk është i hidratuar nuk arrin të kryejë procesin e djersitjes, i cili lejon trupin që të ftohet.

Kjo krijon mundësinë që trupi të punojë në kushte të vështira dhe zemra të dëmtohet.

Prandaj the në verë është e këshillueshme që të pini lëngje sa më shumë.

Era dhe i ftohti

Stina e dimrit shoqërohet me kushte klimaterike si erëra të forta dhe temperature të ulëta.

Këto dy faktorë kontribuojnë negativisht në organizmin tonë që pëiqet të ruajë temperaturën.

Në ambiente të ftohta, nxehtësia largohet nga trupi me një shpejtësi më të madhe kur trupi është i ekspozuar ndaj erës.

Prandaj gjithmonë këshillohet që të vishemi sipas motit, kështu anashkalohen shumë probleme si hipotermia apo morthi.

Presioni, migrena dhe dhimbjet e kyçeve

Presione të ulëta apo të larta të ajrit ndikojnë në rritjen e problemeve me artritin.

Për më tepër, ndryshime të presionit klimaterik sjellë dhe probleme me sinuset, duke nxitur kështu migrenat apo dhimbje të forta koke për personat që nuk vuajnë nga ky problem.

Ajo që këshillohet në raste të tilla është që të jeni gati për të parandaluar pasojat.

Çfarë thithim në mushkëritë tona?

Vuani nga alergjitë sezonale?

Nga alergjitë e lehta e deri tek astma, shumë persona regjistrohen çdo herë e më shumë nëpër urgjenca spitalore.

Gjithçka lidhet me ajrin që në fusim në mushkëritë tona.

Me ajrin duam apo nuk duam ne, nëse jetojmë në zona urbane, marrim dhe shumë papastërti që ndikojnë tek shëndeti ynë. Duke filluar nga polenat, myku, pluhuri, tymi dhe ndotja e ajrit të cilat transmetohen në enët e gjakut.

Sy të skuqur e që kruhen, kollitja e shpeshtë janë dy nga pasojat më të dukshme të alergjive që vijnë si pasojë e ambientit.

Por nëse ekspozimi është i zgjatur atëherë dëmi mund të kalojë nga mushkëritë tek organet e tjera./AgroWeb.org