Të kursesh para është një sfidë e vërtetë por e domosdoshme, e cila jo vetëm ndihmon në mirë menaxhimin e të ardhurave por njëkohësisht edhe në sigurimin e një të ardhmeje më të mirë.
Ekspertë të ProCredit Bank, e cila njihet për promovimin e kulturës së kursimit tregojnë për AgroWeb.org për mënyrën më të mirë të kursimit të parave ashtu si edhe mundësive të reja për të përfituar rritjen e të ardhurave përmes përqindjeve të depozitës me afat, apo llogarisë së kursimit.
Aktualisht, shërbimi i ofruar nga ProCredit Bank është përfitimi nga qytetarët i normës 2% për depozitat me afat 2 vjeçar në monedhën Lek.
Pra, çdo qytetar që krijon një depozitë kursimi pranë kësaj banke me afat dy vjeçar dhe për këtë periudhë kohore përfiton rritjen e sasisë së parave me 2% në vit të shumës që ka depozituar.
Rritja e Kursimeve
Shtimi i kursimeve bëhet i prekshëm duke nisur që nga muaji i parë i krijimit të depozitës. Kjo në sajë të mënyrës së re të përfitimit të interesave, e cila konsiston në kalimin automatik të interesave çdo muaj në llogarinë tuaj.
Pra në fillim të çdo muaji të ri, ju pranoni në llogarinë tuaj rrjedhëse interesin e përfituar për muajin që sapo latë pas.
Në këtë mënyrë ju nuk keni pse prisni përfundimin e afatit dy vjeçar për të marrë interesat.
Përmes shërbimit modern dixhital, ProCredit ofron alternativa të reja në menaxhimin e kursimeve.
Kështu, depozita mund të hapet nga Mobile Banking në rastet kur klienti i ka paratë e tij në një llogari të hapur pranë ProCredit.
Ndërkohë që përmes shërbimeve bankare elektronike klienti ka mundësi të menaxhojë vetë financat, në çdo kohë.
Nëse bëjmë një llogari të thjeshtë.
Nëse ju hapni një depozitë me shumë 5 milion lekë, ju do të përfitoni çdo muaj 8,300 lekë*, shumë e cila ju kalon automatikisht në llogarinë tuaj rrjedhëse të vlefshme për t’u përdorur.
Pra, për një periudhë 2 vjeçare ju do të përfitoni në total 200,000 lekë.
Rëndësia e Depozitës së Kursimit dhe Si të Përfitoni
Ekspertët e ProCredit sqarojnë konkretisht se një ndër shërbimet që ofron shumë përfitime për qytetarët është pikërisht depozita me Afat 2 vjecar, me interes 2% në vit (në lek).
“Këto norma nuk janë oferta, pjesë e ndonjë fushate të përkohshme. Këto janë norma interesi standard që ne i ofrojmë për të gjithë klientët tanë, që zgjedhin të kursejnë me një bankë gjermane. E cila ofron shërbime moderne bankare dhe të gjitha mundësitë për të pasur fleksibilitet dhe në të njejtën kohë të përfitojnë interesa të arsyeshëm.
Pra, klienti nuk ka pse të presë deri në maturim të depozitës për të marrë interesat, por i përfiton ato çdo muaj automatikisht në llogarinë e tij rrjedhëse.
Kjo sjell avantazh për klientët, duke i ofruar atyre likuiditet për të mbuluar disa shpenzime mujore që ata mund të kenë.
Gjithashtu lehtësi shumë e madhe ofrohet për të gjithë klientët tanë tashme me aplikacionin mobile banking. Klientët që kanë gjendje fondet në llogari rrjedhëse mund të hapin një depozitë me afat direkt nga mobile banking, pa pasur nevojën të vijnë në bankë.
Depozita aktivizohet automatikisht dhe klientët kanë mundësi që të kontrollojnë në çdo moment llogaritë e tyre”. /AgroWeb.org
*Për interesin e përfituar mbahet tatimi në burim në masën 15% (të interesave).