Sigurimi i cilësisë dhe trajtimi i mbetjeve në industrinë e qumështit

301 0

Në kuadër të projektit “Punësimi i të Rinjve në Bujqësi” financuar nga Assist Impact në partneritet me USAID, CBS Creative Business Solutions organizon trajnimin me temë “Programi i menaxhimit të sigurimit së cilësisë e sigurisë dhe trajtimi i mbetjeve”. Projekti synon rritjen e punësimit të të rinjve nga mosha 16 deri 29 vjeç, nëpërmjet trajnimit professional teknik dhe praktik në fushën e bujqësisë në 4 nën sektorë të saj: Dhoma Frigoriferike, Përpunimi i Qumështit, Fruta dhe Perime & Erëza dhe Sera.

Ky është një trajnim i veçantë në tipologjinë e tij pasi, seminari do të zhvillohet në ambjentet e kompanisë “Lufra” në Lushnje. Ky, trajnim do të jete teknik dhe praktik ku do të trajnohen një grup të rinjsh që kompania parashikon të punësoje dhe do te mbahet nga experti kombëtar i fushës Znj. Merita Nenaj. Temat që do të trajtohen do të mbulojnë sigurinë e cilësisë së përgjithshme, Praktikat e Mira të Punës (PMP), HACCP si dhe trajtimi i mbetjeve.

Takimi do të zhvillohet të premten, datë 12 dhjetor ora 14:00 në ambjentet e kompanise “Lufra”, autostrada Lushnje-Fier.