Skandali i Racizmit Ushqimor në Evropë – Po Shqipëria?

163 0

Akuza të forta për racizëm ushqimor trondisin marrëdhëniet tregtare mes vendeve të Bashkimit Evropian, njofton AgroWeb.org. Ditën e sotme, Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico deklaroi se është koha që sllovakët të kenë të drejtën për të njëjtën cilësi të ushqimit sikurse evropianët e tjerë.

Kryeministri sllovak akuzon kompanitë e mëdha prodhuese evropiane se tjetër cilësi tregtojnë në vendet Perëndimore dhe një cilësi shumë herë më të dobët të të njëjtit mall e shesin në Sllovaki, por edhe në të gjitha ish-vendet e Evropës Lindore.

Kryeministri i Sllovakisë tha se ky është një problem serioz që ai do të ngrejë me udhëheqësit çekë, polakë dhe hungarezë për të ndërmarrë reagime të forta të përbashkëta në mbrojtje të konsumatorëve të vendeve të tyre. Nëse Komisioni Evropian nuk vepron, ai ka kërcënuar kufizimet e importit nga vendet e tjera të BE. "Ne duhet të mbrojmë veten, ne nuk mund ta pranojmë këtë," deklaroi Fico, duke e përshkruar çështjen si një skandal masiv.

Shembujt që solli kryeministri sllovak sipas AgroWeb.org, përfshijnë produkte të konsumit masiv, si mallra ushqimorë, detergjentë dhe kafe. Nga ana tjetër zyrtarë të Bashkimit Evropian deklaruan se BE do të bënte gjithçka që mundte për të luftuar kundër një "tregu me standarde të dyfishta ".

Racizmi i ushqimit? AgroWeb.org njofton se më herët këtë vit Ministri Çek i Bujqësisë Marian Jurecka deklaroi se një markë e çajit të ftohtë shitur në Gjermani kishte 40% më shumë ekstrakt çaji sesa ai i njëjtë i shitur në tregun çek. Ai bëri një ankesë të ngjashme për produktet e mishit.

"Ndonjëherë mendoj se ne jemi një lloj koshi i mbeturinave për prodhuesit – ajo që mbetet, ata e dërgojnë në Republikën Çeke" – thotë Sarka Zedinkova nga Republika Çeke.

Por shumë vende të ish-Bllokut Lindor ankohen për ushqimin e çrregullt në nga kompanitë prodhuese perëndimore të BE. AgroWeb.org tregon se Autoriteti i sigurimit ushqimor të Hungarisë, Nebih, gjeti më parë këtë vit se një çokollatë mjaft e përhapur dhe pako vaferash ishin të një cilësie të ndryshme nga ato të shitura në Austri.

Ndërsa kompanitë janë të lira për të shitur ushqime me përbërës të ndryshëm nëse ato janë etiketuar siç duhet, më e rëndësishmja është që gjithashtu duhet të jenë të drejtë ndaj konsumatorëve sipas rregullave të BE.

Komisioneri i Drejtësisë i BE Vera Jourova tha të hënën se do të fillojë një dialog me prodhuesit dhe shitësit, pasi shumë njerëz mendonin se po trajtoheshin si konsumatorë të klasit të dytë. "Ne duhet të bashkojmë forcat për të trajtuar këtë problem që duket të jetë i pranishëm vetëm në disa vende të BE," tha ajo.

Ndërkohë sipas reagimeve të konsumatorëve shqiptarë të mbledhur në vijim nga AgroWeb.org, rezulton pjesa dërrmuese e blerësve vendas mendojnë se konsumojnë mallra të një cilësie shumë të dobët megjithëse të tregtuara nga prodhues të mirë njohur evropianë. Sipas tyre, autoritetet e kontrollit të cilësisë nuk bëjnë asgjë për të sjellë vërtetësi mbi këtë çështje. Po ju si mendoni? Ndani opinionin tuaj në kanalin Facebook të AgroWeb.org.