Skema Kombëtare Financon Fermerët me 300 Mijë lekë/ha

454 0

Skema Kombëtare financon fermerët me 300 000 lekë/ha, për zëvendësimin e plastmasit termik për serrat diellore ekzistuese për prodhimin e perimeve e rrushit për tavolinë.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural njofton se Skema Kombëtare e Mbështetjes për Bujqësinë 2020, do të përfshijë në fond subvencionimi të gjithë aplikantët fermerë deri në fund të listës që shënon numrin rendor 714.

Çdo fermer që do të ndryshojë plastmasin në serra, nëpërmjet Skemës Kombëtare të mbështetjes do t’i paguhet pjesa e taksës që ata japin kur blejnë plastmasin si lëndë e parë.

Kompensimi i kësaj vlere, ndikon në uljen e kostos së prodhimit të prodhimeve bujqësore të cilat janë produkte me peshë të konsiderueshme edhe në eksportet bujqësore.

AZHBR bën të ditur se për zëvendësimin e plastmasit termik në tunelet plastike për prodhimin e luleshtrydhes përfitojnë subvencion në vlerën 100 000 lekë/ha, por jo më shumë se 500 000 lekë për subjekt.

Ndërkohë që sipërfaqja e serrës apo e tunelit plastik duhet të jetë jo më pak se 0.2 (zero pikë dy) ha. Përfitues janë subjektet, të cilat nuk mund të mbështeten nga programi IPARD II”./ATSH