Solucionet e Pastrimit – Shkak i Sëmundjeve Të Mushkërive

574 0

Dita e pazarit mujor shoqërohet gjithmonë me përpjekje të ethshme për gjetjen e duhur të solucioneve të pastrimit.

Nga dëshira për të patur një higjenë të shkëlqyer në shtëpi, amvisat zgjedhin gjithnjë një larmi solucionesh pastruese, zbardhuese apo disinfektuese.

Ajo që amvisat nuk dinë, është se këto solucione janë të tmerrshme për shëndetin.

Një studim evropian i kohëve të fundit zbuloi se gratë që pastrojnë rregullisht shtëpinë duke përdorur solucione pastruese spërkatëse, pësojnë dëmtime në shëndetin e mushkërive.

Ekipi shkencor i Universitetit Të Bergenit Në Norvegji doli në përfundimin se shëndeti i mushkërive të këtyre grave mund të krahasohet me atë të njerëzve që kanë pirë 20 cigare në ditë për 10-20 vjet me rradhë.

Studimi Mbi Përdorimin E Solucioneve Të Pastrimit

Shkencëtarët analizuan të dhënat e 6,235 pjesëmarrësve në studim.

53% e tyre ishin femra.

Të dhënat u mblodhën në harkun kohor të 20 viteve.

Shkencëtarët zbuluan se gratë që pastrojnë në shtëpi dhe personat që merren me pastrim kanë mushkëri të sëmura.

Amvisat që pastrojnë në shtëpi kanë 12.3 përqind gjasa të sëmurën me azëm ndërsa ato që punojnë si pastruese kanë 13.7 përqind më shumë të preken nga azma.

Studiuesit thanë se edhe shëndeti i mëlçisë është në rënie për shkak të kimikateve që irritojnë shtresat e rrugëve të frymëmarrjes.

Autorët e studimit thanë se pastrimi afatgjatë me solucione të tilla dëmton ndjeshëm mushkëritë dhe rrisin gjasat e shfaqjes së sëmundjeve kronike.

Ata rekomanduan përdorimin e copave mikrofibër dhe ujit që janë të mjaftueshme për të pastruar në shtëpi.

Nëse ju duket sikur këto nuk mjaftojnë, mund të përdorni edhe uthull apo sodë buke sipas rekomandimeve të AgroWeb.org

Përdorni produkte pastrimi me sa më pak kimikate

Kurseni para, mund dhe kohë duke përdorur alternativa natyrale pastrimi.

Lëngjet spërkatëse kimike e mbushin ajrin me toksina të dëmshme.

Disinfektoni shtëpinë me uthull, limon ose sodë buke.

Përdorni lëkurat e agrumeve dhe erëzat për të freskuar ajrin./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.