Specat Djegës “ Historikët e Kuq të Ballkoneve Shqiptare

625 0

Speci djegës është një nga produktet që vështirë të mungojë në tryezat shqipëtare. Ai na pëlqen se i bën gatimet pikante dhe të shijshme, por e marrim edhe inat kur pasi kemi prekur farat përcëlluese, harrojmë dhe vendosim duart mbi sy. Pavarësisht incidenteve të tilla të kuzhinës, speci djegës ka një sërë vlerash shëndetësore për të cilat ia vlen të mbyllim një sy ndaj përcëllimit.

Speci djegës është i mirë për rënien në peshë, tretjen e mirë, imunitetin e fortë, lufton inflamacionin, dhimbjet e kokës dhe bllokimin e fytit. Specat djegës, të kuq ose jeshilë janë pjesë e familjes botanike me emrin Capsicum Annuum. Këto dy lloje specash janë baza e çdo arome dhe shije pikante në ushqimet në të gjithë botën. Ato përmbajnë vitamina E, C, K dhe B. Janë burim i pasur i kalciumit, potasit, manganit dhe fibrës. Specat janë një pjesë integrale e recetave të vendeve ekzotike si India. Akoma atje buka e preferuar është ajo e drithrave me speca djegës. Në Shqipëri, kombinimi më i pëlqyer i specave djegës është ai me fasulen. Kujt nuk i pëlqen një pjatë groshë me pak speca djegës, vaj ulliri dhe turshi?!

Vlerat shëndetësore të specave djegës

1. Bëjnë mirë për stomakun: Një dietë e moderuar me speca djegës parandalon dhimbjet e barkut, gazrat në stomak dhe shtrëngimet. Mjekësia kineze rekomandon përdorimin e specave djegës për të garantuar një tretje më të mirë, sepse ato stimulojnë qarkullimin e pështymës dhe sekrecioneve në stomak.

2. Fyti i lënduar: Nëse përzieni specat me ujin mund të bëni gargare kur keni dhimbje fyti. Por jo të gjithë mund ta bëjnë këtë, sepse uji bëhet shumë pikant.
Përmirëson qarkullimin e gjakut: Kur një pjesë e trupit është e sëmurë, qarkullimi i gjakut në atë zonë është kryesisht në ngërç. Speci djegës arrin të heqë pengesat dhe të stimulojë qarkullimin e gjakut duke siguruar shpërndarjen e vitaminave në të gjithë zonat e shënjestruara dhe duke larguar toksinat e akumuluara.

Speci djegës stimulon sekrecionet, që pastrojnë hundët dhe mushkëritë nga mukusi dhe stimulojnë djersitjen. Në fshatrat e Indisë nëse dikush vuan nga bllokimi i hundëve dhe mushkërive atëherë ai ose jo duhet të konsumojë më shumë speca djegës. Këto speca pikantë mund t’i shtoni edhe në çaj për të luftuar simptomat e të ftohtit dhe gripit.

3. Sëmundjet e zemrës: Ka pasur një sërë kërkimesh që kanë provuar që marrja e ekstrakteve të specit djegës nga goja mund të ndalojë një atak në zemër. Speci djegës ul nivelin e kolesterolit në gjak dhe shkrin fibrinën që shkakton formimin e trombozës. Për më tepër, speci djegës ul nivelin e triglicerideve dhe kolesterolit të keq.

Nuhatja e specit djegës ndihmon në shërimin e dhimbjes së kokës. Speci djegës është një burim i pasur i beta karotenit që ndihmon në zvogëlimin e simptomave të astmës.

4. Fuqizon imunitetin: Vitamina A e njohur ndryshe si beta karoten që gjendet tek specat djegës shërben si mburojë kundër patogjenëve dhe arrin të formojë membranë të shëndetshme mbrojtëse në rrugët e qarkullimit të ajrit, mushkëri, traktet urinare, etj duke rritur imunitetin ndaj infeksioneve.

5. Ndihmon me rënien në peshë. Nëse shtoni specat djegës në vaktet tuaja, do t’ju vijnë në ndihmë për rënien në peshë sepse do të përmirësojnë tretjen. Specat djegës ulin urinë e tepërt që shkaktohet nga përthithja jo efikase e ushqimeve. Për më tepër, kur konsumoni ushqime pikante, keni tendecnën të pini shumë ujë, një veprim që ju ndihmon të pastroni organizmin dhe të bini në peshë.

6. Specat janë antioksidantë: Beta karoteni që gjendet tek specat funksionon si një antioksidant i mirë për të parandaluar ose rregulluar dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira. Si rrjedhojë parandalon arteriosklerozën dhe kancerin e zorrës së trashë.

Kini kujdes. Si çdo ushqim ose barishte tjetër, ju duhet të keni kujdes me konsumimin e specave djegës, sepse ngrënia me tepricë mund të shtojë atë ndjesinë e djegies në fyt, stomak dhe zorrë./AgroWeb.org/