Të regjistrosh një Biznes

977 0

Të nisësh një biznes është shumë interesante por mos harroni; pa regjistruar biznesin tuaj ai nuk mund të quhet i tillë. Keni zgjedhur biznesin me të cilin doni të merreni, keni zgjedhur emrin e duhur për biznesin tuaj, keni menduar një plan biznesi atëherë hapi i parë është regjistrimi i tij në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.

Aplikimi për regjistrimin fillestar mund të bëhet në sportelet e QKR-së në Tiranë ose në sportelet e shërbimit, të vendosura në bashki. 

Çfarë duhet për regjistrimin fillestar?

Për të filluar një regjistrim, një aplikanti i duhet të plotësojë formularin e aplikimit. Formularët e aplikimit mund të merren në dy mënyra: a) pranë çdo sporteli të QKR-së; ose b) mund të shkarkohen si më poshtë:

  • Person Fizik (links te QKR)
  • Shoqëri Kolektive/ Komandite/ Përgjegjësi të Kufizuara dhe të Thjeshta
  • Shoqëri Anonime
  • Shoqëri Kursim Krediti
  • Degë ose Zyra Përfaqësimi
  • Shoqëri të Bashkëpunimit Reciprok
  • Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor

Dokumentet dhe te dhënat e detyrueshme për regjistrimin fillestar për Shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor

Të dhënat e detyrueshme të cilat duhet të përfshihen në aktet e detyrueshme per regjistrimin e shoqërive të bashkëpunimit bujqësor, parashikohen në nenin 8 dhe 11 të ligjit Nr. 38/2012, “Për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor”, të cilat janë si më poshtë:

• Në aktin e themelimit duhet të përfshihen:

  • Identitetin e themeluesve dhe te administratorit apo administratoreve
  • Deklaraten e permbushjes se kritereve per te qene anetar
  • Emertimin e shoqerise
  • Objektin e shoqerise
  • Seline
  • Kapitalin e shoqerise
  • Perqindjen e kapitalit te zoteruar nga secili anetar.

• Statuti duhet të përmbajë këto të dhëna:

  • Emërtimin
  • Objektin e veprimtarisë
  • Selinë dhe adresën e saj
  • Afatin e veprimtarisë, nëse parashikohet që shoqeria të ngrihet me afat të kufizuar
  • Vleren e kapitalit te nenshkruar
  • Vleren minimale të detyrueshme për derdhje në kapital si kontribut, si dhe formën e afatet për të fituar statusin e anëtarit.
  • Numrin e pjesëve, në të cilat ndahet kapitali, dhe vleren e secilës pjesë sipas kontributit të anëtarëve
  • Të dhënat për anëtarët themelues
  • Kriteret për pranimin e anëtareve, kushtet e afatet për largimin vullnetar dhe përjashtimin e anëtareve
  • Të drejtat dhe detyrimet e anëtarëve
  • Organet e shoqërisë, kompetencat e tyre, mënyrën e funksionimit dhe të vendimmarrjes
  • Identitetin e administratorit ose të administratorëve në çastin e përpilimit të statutit, si dhe afatet, largimin e përgjegjësitë e administratorit gjatë përmbushjes së funksioneve
  • Të drejtën për rimbursim të kontributeve të anëtarëve që largohen
  • Të dhënat e ekspertit/eve kontabël të shoqerisë

Dokumentacioni shoqërues:

  • Formulari i aplikimit për regjistrimin fillestar të plotësuar me të dhënat e detyrueshme sipas ligjit të Q.K.R (plotësohet pranë sportelit)
  • Dokumentet e identifikimit të administratorit të shoqërise
  • Specimeni (nënshkrimi) i administratorit
  • Nqs se aplikimi nuk kryhet nga administrator i shoqërisë, por nga një person i autorizuar prej tij, aplikanti duhet të paraqesë autorizimin nga administratori
  • Dok. identifikimi i aplikantit ose personit te autorizuar, shtetas shqiptar (leternjotim elektronik – kartë identiteti, pasaportë biometrike
  • Statuti dhe Akti i Themelimit të shoqërisë

 

Informacion të mëtejshëm do të gjeni në faqen zyrtare të QKR-së