Temperatura deri në 45 Gradë. I Nxehti Afrikan Godet Europën, Po Shqipëria?

870 0

Një valë e pazakontë e nxehti ka përfshirë Europën, edhe Shqipërinë.

Temperaturat e larta, shkaktuar nga i nxehti afrikan dhe që aktualisht sipas zonave variojnë nga 35-40 gradë celsius pritet të rriten edhe më tej duke shënuar një rekord deri në 45 gradë celsius.

Sipas Institutit Meteorologjik, Meteoalb, të cilit i referohet AgroWeb.org temperaturat e ajrit do të pësojë një rritje ekstreme duke goditur Europën Qendrore dhe Mesdheun.

Rritje Temperaturash në Korrik

Meteoalb parashikon që Shqipëria do të jetë në periferi të kësaj vale të nxehti dhe temperaturat në vendin tonë pritet të rriten deri në 38 gradë pa përjashtuar rritjen deri edhe në 40 gradë celsius.

Konkretisht, Shqipëria do të përfshihet nga kjo valë të nxehti në fillim të muajit korrik, pra javës tjetër.

“Valët e të nxehtit afrikan godasin kontinetin europian duke bërë që temperaturat e ajrit të ngjiten deri në 45 gradë celsius në gadishullin Iberik por temperature ekstremisht të larta priten në Europën QEndrore dhe pjesërisht Mesdheun.

Vendi ynë do të jetë në periferi të kësaj vale ku temperaturat do të ngjiten deri në 38 gradë celcius, situatë e cila do të vazhdojë deri në fillim të muajit korrik ku pritet që kjo valë e të nxehtit të përfshijë Ballkanin dhe Shqipërinë” thuhet në njoftimin e Meteoalb.

Drobitja nga Vapa dhe Trajtimet E Domosdoshme

Nëse vini re shenja të drobitjes nga vapa ose goditjes nga dielli duhet të merrni menjëherë hapat e mëposhtëm:

Zhvendosuni menjëherë në hije;

Mos qëndroni më në diell;

Ndizni kondicionerin ose freskuese;

Lajeni trupin me ujë të vakët;

Pini ujë ose lëngje të tjera.

Në raste ekstreme mund të përdorni kompresa akulli në zonën e qafës, sqetullave dhe ijëve.

Parandalimi i Problemeve

Me rritjen e temperaturave është e rëndësishme që njeriu të parandalojë problemet që vijnë prej tyre.

Mbajeni trupin të freskët nëpërmjet këtyre strategjive të listuara më poshtë nga AgroWeb.org:

Qëndroni në ambiente të brendshme gjatë pikut të vapës;

Kur jeni në ambiente të jashtme, mundohuni të qëndroni në hije;

Pini 2-4 gota me ujë tepër çdo orë kur jeni të ekspozuar ndaj vapës;

Vishni rroba të lehta prej pambuku;

Lahuni me ujë të vakët;

Mbani kapele;

Shmangni pije dehidratuese me alkol dhe kafeinë;

Kaloni një pjesë të ditës në një ambient me ajër të kondicionuar.

Të qenit të informuar për simptomat e drobitjes nga vapa dhe goditjes nga dielli është një hap i rëndësishëm drejt sigurisë dhe shëndetit./AgroWeb.org