Thesaret e Çmuara të Tokave Shqiptare

205 0

Perimet e tokës janë ndër më të pasurat me vlera ushqimore dhe shëndetësore në botë. Secila prej tyre ka vlerat e veta specifike, ndonëse të gjitha kanë karakteristika të ngjashme. Patatet e ëmbla, panxhari i kuq, karrotat, qepët, hudhrat, selinoja, rrepa, argjinarja, xhenxhefili e të tjerë konsiderohen si perime të nëntokës.

Duke qenë se ato rriten nëntokë, këto perime përthithin një sasi të madhe vlerash ushqimore nga toka. Ato janë të pasura me antioksidantë, vitamina C, B dhe A, si dhe hekur duke ndihmuar në pastrimin e organizmit.

Ato janë të pasura me karbohidrate që digjen ngadalë dhe fibër që ndihmon në ngopjen e shpejtë dhe rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe sistemin tretës. Këto faktorë, përfshirë faktin që ato kanë pak kalori i bëjnë këto perime një alternativë të shkëlqyer për njerëzit që përpiqen të bien në peshë ose të qëndrojnë të shëndetshëm.

Nga ana tjetër, perimet e nëntokës luftojnë sëmundjet, mbrojnë imunitetin dhe japin shumë energji.

Si mund t’i zgjidhni perimet e nëntokës

Përzgjedhja e perimeve të nëntokës nuk ngjason me atë të frutave. Në këtë rast perimet duhet të jenë të forta dhe pa njolla në lëkurën e tyre. Kur zgjidhni perime siç është panxhari duhet të siguroheni që kërcelli, rrënjët dhe gjethja nuk janë të qullëta dhe pa ngjyrë.

Si mund të ruani perimet e nëntokës

Sigurisht që askush prej nesh nuk ka një hapësirë të veçantë ku mund të ruajë perimet e nëntokës, megjithatë ato kërkojnë një vend të veçantë të freskët dhe të errët. Nëse vendosni t’i ruani në frigorifer, mos harroni t’i mbështillni në një qese plastike ose letre. Nëse i lini zbuluar, atëherë ato do të zbuten dhe kalben më shpejt.

Cila është stina më e mirë për perimet e nëntokës?

Shumica e këtyre perimeve mund të shijohen gjatë gjithë vitit, por stinët e vjeshtës dhe sidomos pranverës janë periudha më e mirë. Kur këto perime janë të stinës, ato kanë një shije të ëmbël dhe janë plot lëng. Sidoqoftë këto perime kanë tendencën të kenë një qëndrueshmëri të lartë gjatë gjithë vitit.

Cilat janë llojet e perimeve të nëntokës?

Patatet. Këto perime të nëntokës kanë gjetur përdorim të gjërë në kuzhinë. Me to mund të përgatisim pure dhe supë. Mund t’i pjekim në furrë por mund t’i përdorim edhe në gatime të tjera të ëmbla dhe të kripura.

Kombinohen mjaft mirë madje edhe me portokallin, kanellën, xhenxhefilin, arrat amerikane, arrat dhe rrushin e thatë, por edhe me erëzat. Varietetet e patateve kanë ndryshime nga njëra tjetra, por mund të kombinohen mjaft mirë së bashku në kuzhinë.

Panxhari. Futet në listën e ushqimeve më të shëndetshme. Janë të pasura me beta karoten dhe antioksidantë të tjerë, por edhe më elementë anti-inflamacion. Panxhari ka shije toke, të ëmbël. Gatuhet në avull ose piqet. Mund të konsumohet edhe i gjallë. Panxhari i artë ka një shije pak më të ëmbël se panxhari i kuq. Të dyja kombinohen mjaft mirë me qitron, portokallet, djathin e dhisë, arrat, kanellën, tahinin dhe boronicat.

Karrotat. Të forta dhe të ëmbla. Karrotat janë ndoshta perimet më popullore në botë, sepse janë perfekte për t’u ngrënë të pagatuara. Ato shkojnë mjaft mirë me çdo perime të mundshme në çdo formë gatimi.

Karrotat kanë gjithashtu një marrëdhënie të mirë me erëzat dhe barishtet.

Qepa dhe Hudhra. Ka pasur mjaft debate mbi klasifikimin e qepës dhe hudhrës si perime të nëntokës duke qenë se ato nuk rriten aq thellë në nëntokë dhe nuk kanë të njëjtën strukturë si të tjerat, por sërish klasifikohen si të tokës.

Qepa dhe hudhra përdoren në gatim, sepse shumëfishojnë shijet e çdo pjate. Të dyja janë super të shëndetshme, sepse rrisin qarkullimin e gjakut dhe kanë veti anti-inflamatore./AgroWeb.org