Thirrje për Aplikim për Grante e Trajnime për OJF-të e Ballkanit Perëndimor

469 0

Hapet thirrja për aplikim me ‘concept note’ për grante e trajnime për OJF-të nga Republika e Shqipërisë, në fushën e bujqësisë së qëndrueshme.

ORCA (Serbi) në emër të grupit të partnerëve: AKTIV (Kosovë), FLOROZON (Maqedoni), CZIP (Mal i zi) dhe IEP (Shqipëri), ftojnë Organizatat e shoqërisë civile të paraqesin konceptet e tyre lidhur me nismën për avokim në një nga fushat e bujqësisë së qëndrueshme: cilësia e ujit, cilësia e tokës, cilësia e kulturave të prodhimit, prodhimi blegtoral, menaxhimi i mbetjeve dhe energjisë, siguria ushqimore, mbrojtja e konsumatorit, biodiversiteti dhe ruajtja e natyrës, mirëqenia e njerëzve që punojnë në bujqësi.

Koncepti (Concept note) duhet të jetë iniciativë inovative, e cila në mënyrë të qartë dhe të besueshme, tregon rëndësinë e bujqësisë së qëndrueshme dhe aspektet e saj. Me rëndësi të veçantë është pjesëmarrja aktive e vendimmarrësve, publikut të gjerë dhe grupeve të interest.

Afati i aplikimit: 10 tetor 2016, ora 16:00 në Serbi, Mal të Zi, Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë.

Shuma e granteve: 15 000 – 25 000 Euro për çdo grant.

Më shumë informacion gjeni në
http://iep-al.org/?p=588
http://www.orca.rs/sr/call-for-granting-coaching-and-training/