Trajnimi Dyditor Në Komunën E Dibrës Së Madhe Mbi Skemat IPARD – Subvencionet Dhe Pagesat Direkte Në Sektorin E Bujqësisë Dhe Blegtorisë

700 0

Në datat 28 Shkurt dhe 1 Mars, në Komunën e Dibrës së Madhe, u zhvillua trajnimi  mbi Skemat IPARD, Subvencionet dhe Grantet për Agrobizneset.

Ky trajnim u organizua ne kuadër të projektit ndërkufitar financuar si pjesë e programit IPA CBC MK-AL mundësuar nga Bashkimi Europian mbi ‘Standardet dhe Çertifikimi i produkteve Bujqësore, Ngritja e Kapaciteteve në përthithjen e Fondeve dhe Strategjitë e Marketingut në Mbështetje të Rritjes Ekonomike dhe Tregtisë të Agrobizneseve’, nga partnerët zbatues të tij, Creative Business Solutions (CBS), Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) dhe Komuna e Dibrës së Madhe.

Qëllimi i kryesor i këtij trajnimi ishte ngritja e kapaciteteve të agrobizneseve të këtij rajoni në përthithjen e granteve të Programit IPARD dhe përfitimin nga Subvencionet dhe Pagesat Direkte të Fondit për Përkrahje Financiare në Bujqësi dhe Blegtori për vitin 2019.

Përfitues direkt të këtij trajnimi ishin rreth 50 agrobiznese të zonës, 25% prej të cilëve ishin Gra Sipërmarrëse në sektorin e Bujqësisë dhe Blegtorisë.

Me mbështetjen e projektit, pjesëmarrësit në këtë trajnim u informuan jo vetëm mbi benefitet e Skemave IPARD, Subvencionet dhe Pagesat direkte, por edhe mbi mënyrën e aplikimit, dokumentacionin e kërkuar dhe kriteret e pranueshmërisë.

Pjesëmarrësit në këtë trajnim u informuan mbi benefitet e Skemave IPARD, Subvencionet dhe Pagesat direkte.

Masat e programit IPARD II

  • Investimet në aktive fizike të fermave bujqësore, përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe të peshkimit;
  • Investimet në infrastrukturën publike rurale;
  • Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit;
  • Asistenca Teknike.

25% prej përfituesve ishin Gra Sipërmarrëse në sektorin e Bujqësisë dhe Blegtorisë

Shpenzimet e pranueshme për masat e investimeve

  1. Ndërtimi apo përmirësimi i pasurive të paluajtshme, deri në masën e vlerës së tregut të pasurisë;
  2. Blerja e makinerive dhe pajisjeve të reja, përfshirë programe kompjuterike, deri në masën e vlerës së tregut të aktivit;
  • Kostot e përgjithshme që lidhen me shpenzimet dhe investimet (i) dhe (ii), si p.sh. tarifat e konsulencës të tilla si ato për arkitektë, inxhinierë etj., studime fizibiliteti, përgatitja e planit të biznesit, do të jenë të pranueshme për tu rimbursuar deri në një vlerë tavan prej 12% të kostove të përcaktuara në pikat e mësipërme

Subvencionet dhe grantet

Sipas buxhetit për vitin 2019 fondi për përkrahje financiare në bujqësi është Eur 99.8 Milion.

  • Pagesa direkte për prodhimin e bimëve Eur 32.5 Mil;
  • Pagesa direkte për prodhimtari blegtorale Eur 16.3 Mil./AgroWeb.org