Turshi të Shpejta me Çdo Perime – Si t’i Përgatisni Krejt Lehtë në Shtëpi

3.4k 0

Turshitë shijojnë shumë në çdo stinë të vitit.

Kur mendon për to, natyrshëm të lind idea që bërja e turshisë është disi e komplikuar.

Kjo ide është e gabuar sepse bërja e turshive mund të kthehet në një proces të shpejtë dhe funksional për çdo amvisë.

Formula e bërjes turshi të perimeve të freskëta zbatohet lehtë në kuzhinë.

Sekreti qëndron tek përzierja e erëzave, kripës, uthullës dhe perimeve të freskëta të stinës, ndaj lexoni më poshtë sugjerimet nga AgroWeb.org.

Turshitë E Shpejta

Ky term i referohet perimeve që fermentohen në një tretësirë prej uthulle, uji dhe kripe dhe që ruhen në frigorifer për përdorim afatshkurtër.

Këto turshi nuk kanë shijen dhe aromën e thellë të turshive tipike shqiptare që i nënshtrohen një procesi më të gjatë fermentimi.

Në fakt, ato kanë nevojë vetëm për pak ditë dhe janë gati për konsum.

Sekrete e Përgatitjes Së Perimeve Për Turshi

Kastravecët, kungulli, xhenxhefili dhe qepa e kuqe kanë nevojë të priten hollë nëse dëshironi t’i bëni turshi.

Karrotat por edhe kastravecat mund të fermentohen në shkopinj të hollë.

Karrotat duhen qëruar.

Turshi Sipas Preferencave Dhe Erëzave

AgroWeb.org rekomandon që turshitë bëhen më të mira nëse përdorni erëzat e duhura.

Për shembull, kastravecat shkojnë shumë me koprën, hudhrën dhe specin djegës të kuq.

Karrotat bëhen më të mira nëse bëhen turshi bashkë me koriandrën, majdanozin, xhenxhefilin dhe trumzën.

Kombinime të tjera klasike të turshive janë mashurkat me hudhrën dhe koprën, domatet qershizë me hudhër dhe piper kokërr dhe kungull me qepë dhe hudhër.

Erëzat Dhe Barishtet Në Turshi

Ndër barishtet e freskëta, këshilla e AgroWeb.org është të përdorni koprën, trumzën, rigonin dhe rozmarinën.

Këto barishte kanë një rezistencë më të gjatë.

Ndër barishtet e thara rekomandohen trumza, kopra, rozmarina dhe rigoni.

Xhenxhefili dhe hudhra duhen qëruar, prerë ose grirë hollë dhe shtypur për më shumë aromë.

Piperi i zi kokërr, piperi i kuq, speci djegës janë erëza ideale si për të ruajtur ngjyrën por edhe aromën e turshive.

Përbërësit për 1 kilogram perime të zgjedhura sipas dëshirës

Një filxhan çaji uthull

Gjysëm filxhan çaji ujë

Gjysëm filxhan çaji sheqer

4 lugë çaji kripë

Udhëzimet

Zjeni përbërësit e mësipërm.

Pritini perimet sipas udhëzimeve. Mirë është që perimet të ziehen fare pak në ujë ose në avull.

Futini permet e prera bashkë me erëzat e zgjedhura sipas dëshirës, në kavanoza.

Shtoni lëngun pasi të jetë ftohur pak, pra të jetë i vakët.

Pasi kavanozët me perime të ftohen në temperaturë ambienti, ruajini në frigorifer për t’i konsumuar pas rreth dy-tri ditësh./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.