Ujë, Sodë, Limon – Si ta Përdorni për Stomakun dhe Reumatizmën

5.1k 0

Breza të tërë e kanë përdorur sodën e bukës si një kurë natyrale për shumë probleme shëndetësore.

Njerëzit e përdorin sodën e bukës për të zbutur simptomat e urthit apo për të zbardhur dhëmbët.

Studime të fundit shkencore kanë zbuluar se soda e bukës përbën një ndihmë efikase kundër sëmundjeve autoimunitare siç është artriti dhe reumatizma.

Eksperimentet e kryera nga shkencëtarët e Universitetit Augusta në Xhorxhia Të Shtetet e Bashkuara nxorrën rezultate komplekse.

Sipas të dhënave, soda e bukës ndikon tek qelizat mesotheliale duke ndihmuar trupin që të mos jetë nën sulm duke bërë që reagimet agresive të imunitetit të jenë të panevojshme.

Çfarë Janë Qelizat Mesotheliale Dhe Ndërveprimi Me Sodën E Bukës

Qelizat mesotheliale përbëjnë shtresën e organeve të brendshme dhe indeve të ndryshme.

Soda e bukës e nxit stomakun të prodhojë më shumë acid gastrik, i cili përshpejton tretjen.

Nga ana tjetër, soda e bukës qetëson qelizat mesotheliale tek shpretka dhe nuk i lë të reagojnë negativisht.

Le ta shpjegojmë shkoqur atë që ndodh në këtë ndërveprim.

Nëse jeni duke ngrënë një panine, falë sodës së bukës qelizat mesotheliale mësojnë se kjo panine është ushqim dhe jo infeksion bakterial.

Në këtë mënyrë, këto qeliza nuk aktivizojnë rruazat e bardha të gjakut që të hidhen në sulm.

Rezultatet e eksperimenteve të cilave i referohet AgroWeb.org janë shumë shpresëdhënëse dhe përveç këtyre sëmundjeve përfshijnë edhe artritin, një sëmundje inflamatore që drobit njeriun.

Ujë me Sodë Buke dhe Limon

Të shumtë janë ata që e kanë quajtur tonikun e sodës së bukës me limon, një kurë të mrekullueshme.

Limoni është shumë i fuqishëm kundër baktereve dhe mikrobeve.

Ai ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut, lufton stresin.

Soda e bukës ekuilibron nivelet e pehashit që e bën të pamundur progresin e sëmundjeve.

Për të përgatitur një lëng të tillë përzieni një lugë gjelle me sodë buke, një gotë me ujë dhe lëngu i një limoni.

Lëreni lëngun të qëndrojë gjatë natës dhe pijeni në mëngjes përpara se të hani ushqim.

Ky tonik do të pastrojë sistemin tretës dhe do të balancojë pehashin.

Ju mund të pini një gotë të dytë përpara se të flini gjumë.

Kujdes

  • Soda e bukës përmban shumë sodium ndaj mos e teproni.
  • Nëse vuani nga sëmundjet e mëlçisë, veshkave, tensioni i gjakut apo edema atëherë nuk duhet të pini ujë me sodë buke.
  • Mos e pini tonikun nëse jeni shtatzënë ose lehonë.
  • Fëmijët nën 5 vjeç nuk duhet të pinë ujë me sodë buke
  • Nëse pini ilaçe mos pini ujë me sodë buke.
  • Mos pini tonikun nëse jeni me stomak plot.
  • Ky lëng ju bën më të etur./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.