Ushqimet që Shkaktojnë Akne Dhe Probleme me Lëkurën

1.2k 0

Aknet janë problemet më të zakonshme të lëkurës ku pothuaj 10% e popullsisë së botës është e prekur.

Faktorët e shfaqjes së akneve apo puçrave janë të shumtë, duke filluar nga hormonet, bakteret nga ambienti i jashtëm, poret e bllokuara e deri tek inflamacioni.

Lidhja mes hormoneve dhe shfaqjes së akneve ka qënë gjithmonë një vatër debati, por studimet të cilave u referohet AgroWeb.org,  kanë vërtetuar se ushqimi ka një rol kyç.

Në listën e mëposhtme gjeni ushqimet që kanë ndikim në shfaqjen apo përkeqësimin e akneve.

Ushqimet e përpunuara dhe ato me sheqer

Disa studime kanë vërtetuar se personat që vuajnë nga aknet konsumojnë shumë karbohidrate të përpunuara.

Këto lloje ushqimesh përfshijnë: bukën e bardhë, ëmbëlsirat e përgatitura me miell të bardhë, makaronat, orizi, pijet e gazuara apo ëmbëlsuesit si shurupi.

Këto lloj produktesh përthithen menjëherë nga organizmi ynë, dhe ndikojnë në rritjen e nivelit të sheqerit.

Kur niveli i sheqerit rritet, insulina gjithashtu kap shifra të larta. Diçka e tillë nuk është e mirë për personat që vuajnë nga aknet.

Insulina prodhon androgenin, një hormon që kontribuon në zhvillimin e akneve.

Produktet e bulmetit

Shumë studime kanë pohuar se produktet e bulmetit ndikojnë shumë në përkeqësimin e akneve tek adoleshentët.

Qumështi në vetvete arrin të rrisë nivelet e insulinës, duke shkaktuar akne ose duke i përkeqësuar ato.

Gjithashtu qumështi i lopës përmban disa aminoacide të cilat nxisin mëlcinë të prodhojë më shumë IGF-1, që është lidhur me krijimin e akneve.

Ushqimet e gatshme

Aknet janë të lidhura ngushtë me ushqimet e gatshme. Sufllaqet, sanduiçët, patatet e skuqura, hamburgerat, pothuaj janë në vendin e parë të piramidës sa ushqimeve që shkaktojne akne.

Ende nuk dihet përse ndodh diçka e tillë, por specialistët thonë që këto ushqime ndikojnë në nivelet e hormoneve që prodhon trupi ynë.

Çokollata

Çokollata ka qenë e dyshuara e parë për shfaqjen dhe përkeqësimin e akneve që në 1920, por ende nuk është vërtetuar plotësisht.

Disa studime ende të papërfunduara, sugjerojnë që konsumimi i çokollatës krijon një reagim imunitar në sistem, duke shkaktuar prekjen nga bakteret e akneve. Por gjithësesi diçka e tillë është ende për t’u studiuar deri në fund.

Ushqimet për të cilat jeni intolerantë

Është zbuluar se krijimi i akneve vjen nga sëmundjet inflamatore.

Intoleranca ndaj ushqimit ndodh kur sistemi juaj imunitar identifikon një ushqim padashje si një rrezik dhe lëshon sulmin mbrojtës.

Rezultati është një rritje e ndjeshme e molekulave inflamuese të cilat shpërndahen në të gjithë trupin duke përkeqësuar aknet.

Duke qenë se ka një pafundësi ushqimesh të cilat organizmi mund të reagojë keq, mënyra më e mirë për të kuptuar se cili është ose analiza ose dieta eliminuese.

Mjafton që të filloni çdo dy javë nga një ushqim që ju e konsumoni shpesh, dhe të shikoni ndryshimet në trupin tuaj.

Gjithsesi diçka e tillë është e këshillueshme që të bëhet nën mbikqyrjen e një mjeku./AgroWeb.org