Ushqimet që Shmangin Problemet me Sklerozën

1.7k 0

Ushqyerja e shëndetshme është pjesë e rëndësishme dhe e lidhur fort me mirëqenien. Por edhe me menaxhimin e simptomave të sklerozës së shumëfishtë.

Në rastin e kësaj sëmundjeje, sistemi imunitar sulmon sistemin qendror nervor dhe bllokon apo ndërpret sinjalet nervorë duke shkaktuar simptoma si:

  • Lodhje
  • Mpirje
  • Probleme me lëvizjen
  • Çrregullime të fshikëzës apo zorrëve
  • Probleme me shikimin

Ushqyerja e mirë është një instrument i rëndësishëm për të bashkëjetuar me simptoma të tilla.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për ushqimet që përkeqësojnë simptomat e sëmundjes si edhe ato që duhet të konsumoni.

Mjekët specialistë të kësaj fushe sugjerojnë që njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje duhet të ushqehen me produkte me pak yndyrë dhe shumë fibër.

Hiqni dorë nga yndyrnat e ngopura

Yndyrnat e ngopura tek produktet shtazore dhe vajrat tropikalë munden të përkeqësojnë simptomat e sklerozës së shumëfishtë.

Pakësimi i dozave të yndyrnave të ngopura në më pak se 15 gramë në ditë është një hap i duhur drejt mirëqenies së përgjithshme.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ju duhet të hiqni dorë nga të gjitha yndyrnat. Kjo sepse ruajtja e niveleve të përshtatshme të vitaminës D ka një ndikim mbrojtës tek pacientët që vuajnë nga skleroza.

Ushqimet e pasura me vitaminë D përfshijnë salmonin, tonin, dhe skumbrinë por edhe mëlçinë e viçit, djathin dhe të bardhën e vezës.

Hiqni dorë nga produktet e bylmetit me yndyrë

Zgjidhni qumështin, djathin, kosin dhe produkte të tjera të bylmetit që kanë pak yndyrë. Këto produkte janë pjesë e një strategjie mbrojtëse që mund të përmirësojë shëndetin e përgjithshëm.

Hiqni dorë nga pijet dietike

Pijet që përmbajnë kafeinë, alkol dhe ëmbëlsues artificialë duhen shmangur nëse vuani nga problemet e shkaktuara nga skleroza e shumëfishtë.

Po gluteni?

Një studim i kohëve të fundit, nxorri në pah se disa pacientë që vuanin nga skleroza e shumëfishtë dhe të afërmit e tyre kishin gjasa të kishin një intolerancë më të lartë ndaj glutenit se të tjerët.

Por kjo nuk do të thotë se të gjithë pacientët që vuajnë nga skleroza duhet të qëndrojnë larg glutenit. Vendimi për të konsumuar vetëm ushqime pa gluten do të thotë të heqësh dorë nga gruri, elbi, thekra dhe drithërat hibridë.

Por gjithsesi ky vendim është unik dhe në varësi të çdo pacienti. Ekspertët rekomandojnë një zbulim dhe trajtim të mënjëhershëm të intolerancës ndaj glutenit tek pacientët që vuajnë nga skleroza.

Zgjidhni frutat në vend të sheqernave të rafinuar.

Merreni shtruar me të ëmblat. Një gjë e tillë ju ndihmon të menaxhoni peshën, një gjë mjaft e rëndësishme tek pacientët që vuajnë nga skleroza.

Sheqeri dhe ushqimet me kalori ju shtojnë në peshë dhe kjo e fundit ju bën të ndiheni më të lodhur.

Të qënit mbipeshë mund të kontribuojë në problemet me lëvizshmërinë dhe të rrisë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Kjo nuk do të thotë që të hiqni dorë nga një fetë ëmbëlsirë herë pas here, por sidoqoftë më mirë zgjidhni një frut se një ëmbëlsirë.

Frutat me shumë fibër si avokado, pjeshka, rrushi, banania, portokalli, shega, kivi etj, ndihmojnë kundër sklerozës së shumëfishtë.

Ushqehuni Mirë, Ndihuni Mirë dhe Jetoni Gjatë

Skleroza e shumëfishtë është një sëmundje që zgjat gjithë jetën, pavarësisht sfidave unike që mund të ndryshojnë me kalimin e kohës. Shumica e njerëzve që vuajnë nga kjo sëmundje, ia dalin të kenë  një jetë të pasur dhe të mirë.

Të qënit të sëmurë nuk do të thotë se duhet të ndiqni një regjim të rreptë ushqimor. Mbushini pjatat me ushqime të shijshme me fibër dhe pa yndyrë.

Në këtë mënyrë, ju do të merrni energjinë që ju nevojitet dhe mbroheni kundër sëmundjeve të tjera që mund t’ju kanosen./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.