Vaji i Farave të Shalqinit – Vlerat dhe Vetitë

252 0

Përveç cilësisë dhe shijes së veçantë të shalqinit të kultivuar në Shqipëri, ka edhe një tjetër risi. Një tjetër përdorim është edhe vaji esencial i farave të këtij fruti. Është një vaj plot vlera që përthithet nga farat e këtij fruti të jashtëzakonshëm. Metodat e përftimit të tij sjellin një vaj esencial të lehtë që e ushqen lëkurën në mënyrë fantastike. Farat e shalqinit janë të mëdha dhe shumëngjyrëshe kryesisht në variantin e të zezës. Ato janë plot me vlera dhe me minerale, të cilat automatikisht kalojnë tek vaji që përthithet prej tyre.

Si nxirret vaji i farave të shalqinit?

Farat e shalqinit duhen tharë në mënyrë që përmbajtja ujore në to të jetë sa më e pakët. Më pas farat shtypen dhe nxjerrin një vaj ngjyrë të verdhë. Kjo është metoda më e thjeshtë dhe më e shëndetshme për të marrë vajin që nuk ka asnjë elementë artificial në përmbajtjen e tij. Vaji është i pasur, natyral dhe organik.

Vaji i farave të shalqinit ka veti terapeutike dhe shëruese

Ai shërben për të ushqyer dhe mbajtur të lëmuar lëkurën, si atë të yndyrshme ashtu edhe atë të thatë. Sipas kërkimeve të AgroWeb.org, tek lëkura e yndyrshme, vaji i farave të shalqinit ul nivelin e yndyrës duke e shpërbërë atë. Si rrjedhojë, lëkura duket më e thatë pas aplikimit të vajit dhe shpërlarjes me ujë të bollshëm. Lëkurat e yndyrshme kanë tendencën të formojnë shumë akne dhe vaji i farave të shalqinit është një mënyrë natyrale për parandalimin e tyre. Vaji në fjalë u vjen në ndihmë edhe njerëzve me lëkurë të thatë e të irrituar ose ata që vuajnë nga ekzema. Mjafton ta përdorni në zonën e irrituar dhe vaji do ta zbusë menjëherë atë.

Vaji i farave të shalqinit është një përbërës me erë të mirë që e gjeni në të gjitha produktet e flokëve. Nëse keni skalp dhe flokë të yndyrshëm mos hezitoni ta aplikoni direkt dhe ta shpërlani me ujë të bollshëm.

Vaji i farave të shalqinit ka një jetëgjatësi shumë vjeçare falë kapacitetit të shkëlqyer si anti-oksidant. Duke qenë i tillë, atë mund ta aplikoni direkt mbi lëkurë. Kur qelizat e lëkurës ushqehen me antioksidantë, atëherë ato janë në gjendje të përballen me sukses me radikalet e lira dhe agjentët oksidues në mjedisin që na rrethon.

Vaji i farave të shalqinit është i pasur me vitaminë E. Nëse e aplikoni mbi lëkurë ose e konsumoni, sistemi i juaj shëndetësor do të përmirësohet nga përthithja e vitaminës E, që përmirëson sistemin imunitar dhe shërben si antioksidant i fuqishëm.

Aplikimi i këtij vaji në lëkurë lufton plakjen. Ai ushqen direkt lëkurën dhe parandalon dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira. Vaji i farave të shalqinit përdoret edhe në masazhet detoksifikuese. Ai është i lehtë dhe përthithet shpejt nga lëkura. Mund të përdoret edhe për masazh edhe tek fëmijët. Masazhet me vaj të ngrohtë pastrojnë lëkurën dhe e detoksifikojnë atë por edhe e shërojnë nga inflamacionet. Këtë vaj esencial e gjejmë në shumë produkte bukurie.

Nga ana tjetër, ky vaj përzë bakteret nga sistemi tretës. Sipas kërkimeve të AgroWeb.org, ai gjithashtu ndihmon trupin duke stimuluar nxjerrjen e lëngjeve dhe si rrjedhojë duke larguar toksinat dhe parandaluar formimin e gurëve në veshka. Për më tepër, vaji i farave të shalqinit mbron mëlçinë nga dëmet e shkaktuara nga substancat toksike dhe mbeturinat e pesticideve që organizmi merr prej produkteve jo të mira.

Ngjyra dhe aroma

Vaji i farave të shalqinit është në ngjyrë të verdhë. Ka një aromë thuaj arrore. Disa industri të kozmetikës e përdorin atë për produkte, kremra dhe sapunë kryesisht për fëmijë, por edhe të rritur./AgroWeb.org/