Vendoset Vaksinimi I Detyrueshëm Për Të Kontrolluar Infektimet E Reja

402 0

Gjermanët do të vaksinohen brenda fundit të dimrit. Paralajmërimi u bë të hënën nga ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, i cili e vlerësoi situatën si shumë të rëndë.

Po të hënën, Austria u mbyll zyrtarisht. 8.9 milionë banorëve të saj u ndalohet të dalin, veç rasteve kur u duhet të blejnë ushqime apo të kërkojnë ndihmë mjekësore.

Lidhur me situatën, në Parlamentin Evropian u mbajt një sesion i posaçëm.

“Njerëz të shumtë në BE, të rinj e të moshuar, do të ndodheshin në një situatë më të vështirë shëndetësore po të mos ishte për programin e vaksinimit. Por, tani ne po përballemi me një pandemi të shkaktuar nga të pavaksinuarit, rritja e të cilëve po sjell hezitim në bërjen e vaksinës. Ndaj, të gjithë ne duhet të dalim me një qëndrim solid kundër kësaj”, u shpreh Stella Kyriakides, komisionere e BE-së për Shëndetësinë.

Ndërkohë, në Republikën Çeke testet nuk njihen më si certifikatë anti-COVID, gjë që ka shtyrë njerëzit të vihen në radhë për t’u vaksinuar.

Ndërsa në Sllovaki nisi të hënën një bllokadë e pjesshme për të pavaksinuarit, me zbatimin e kontrollit të certifikatave në hyrjet e qendrave tregtare./Burimi:EuroNews