Vjelje ulliri dhe përpunim për vaj | 5 nëntor 2016 | Himarë – Qeparo

488 0

Nëse ende nuk e keni planifikuar fundjavën, AgroWeb ju sugjeron të shkoni në Himarë dhe Qeparo. Në datat 5-6 Nëntor USAID/Albania dhe AAC-Lushnja do të organizojnë një panair shumë interesant. Gjatë këtyre dy ditëve do të keni mundësi të merrni pjesë në aktivitete jo vetëm argëtuese por edhe informuese mbi ullirin dhe përpunimin e vajit të ullirit, sipas programit të mëposhtëm:

Dita e parë. E shtunë, 5 nëntor 2016 – Vjelje ulliri dhe përpunim për vaj
Vendi: HIMARË
14:00 – 16:00 Vjelja e ullinjve
16:00 – 17:00 Përpunim i vajit në fabrikën “SKURAJ”
19:00 – 20:00 Sesion për cilësinë e vajit të ullirit dhe degustim i vajit nga ekspertët shqiptarë të Panelit të Shijimit të vajit të ullirit. Fjala përshëndetëse nga Kryetari i Bashkisë së Himarës dhe të ftuar të tjerë.

Dita e dytë. E djelë, 6 nëntor 2016 – Vizitë në Qeparo dhe panair
Place: QEPARO (10-15 minuta nga Himara)
8:30 – 8:45 Nisja nga Himara për Qeparo
8:45 – 10:00 Vizitë në fabrikën e përpunimit të vajit të ullirit “ANI” Gjikondi
10:15 – 11:30 Vizitë në Qeparo:
• Përpunim i ullinjve për tavolinë
• Produkte të zonës (gliko, vaj ulliri, raki, reçel)
• Punime artizanale
• Vizitë e organizuar në disa pemëtore
11:30 – 12:00 Demonstrim gatimi nga fituesi i Masterchef Albania 2015
12:00 – 14:00 Vizitë në fshatin e vjetër të Qeparoit
14:00 Koktej në fshat