Vlerat Befasuese të Qershive të Thata

938 0

Qershitë e thata, me ngjyrën e tyre të kuqe të thellë, shijen e ëmbël me nuancë hidhësie, janë një shtesë plot shije e ushqimeve tuaja.

Qershitë e thata ju furnizojnë me energji gjatë gjithë ditës. Çdo çerek filxhani përmban 133 kalori dhe një sasi e tillë plotëson një të tretën e dozës së rekomanduar ditore të frutave për femrat dhe ¼ për meshkujt.

Ato ofrojnë shumë vitamina dhe minerale, thelbësore për shëndetin tuaj.

Vlerat e bakrit

Qershitë janë një burim i mirë bakri, një mineral thelbësor që ndihmon në prodhimin e kolagjenit që i mban indet të forta. Bakri mbron indet nga radikalet e lira dhe ndihmon qelizat të prodhojnë energji. Në një çerek filxhani me qershi gjenden 92 mikrogramë bakër ose 10 përqind të dozës së rekomanduar ditore.

Përfitimet e vitaminës C

Qershitë e thata shumëfishojnë dozat e vitaminës C të nevojshme për organizmin. Në një çerek filxhani me qershi të thata gjenden 8 miligramë vitaminë C ose 11 dhe 9 përqind të dozës së rekomanduar ditore për femrat dhe meshkujt. Vitamina C forcon prodhimin e kolagjenit dhe shërben si mburojë nga radikalet e lira. Nëse merrni mjaftueshëm vitaminë C, indet dhe qelizat do të rriten dhe zhvillohen duke përmirësuar shërimin e organizmit pas lëndimit.

Përfitimet e vitaminës A

Një çerek filxhani me qershi të thata përmban 1,132 njësi (njësi matëse) të vitaminës A e cila mbështet zhvillimin e qelizave të reja, përmirëson shërimin dhe funksionin imunitar. Kjo plotëson 38 përqind të dozës së rekomanduar ditore për meshkujt dhe 49 përqind për femrat. Kjo vitaminë përmirëson shëndetin e syve dhe ushqen lëkurën.

Konsumoni më shumë qershi të thata

Shija e ëmbël e qershive të thata, i bën ato perfekte për t’u kombinuar në sallata me bajame të pjekura, dardha, barishte si spinaqi apo rukola. Qershitë e thata mund t’i përzieni me kuinoa, mente të freskët, portokalle dhe vaj ulliri të përzier me lëng agrumesh.

Si t’i thani qershitë

1. Lajini qershitë në ujë të bollshëm dhe të freskët. Hiqni bishtat dhe bërthamat duke i çarë qershitë në gjysmë.
2. Thajini qershitë e ndara në dysh me letër kuzhine
4. Vendosini mbi letër pjekje dhe jepini hapësirë nga njëra tjetra.
5. Ngroheni furrën në 70-80 gradë celcius dhe piqini qershitë për 3 orë deri sa pjesa e sipërme e qershive të ndara në dysh të rrudhet dhe të ngjajë si një lëkurë. Më pas uleni temperaturën në 50-60 gradë celcius dhe vazhdoni pjekjen për disa orë.

6. Qershitë quhen të thata kur ngjajnë me rrushin e thatë. Duhet të forcohen, por të mbeten sërish të buta, ngjitëse dhe pa lëng.

7. Një procedurë e ngjashme duhet ndjekur nëse dëshironi t’i thani qershitë në diell.

8. Vendosini qershitë në tepsi pjekjeje dhe mbulojini me një napë. Tepsitë mos i vendosni direkt në tokë por mbi diçka të fortë.
9. Lërini të thahen në diell për 2-4 ditë, në varësi të temperaturës dhe lagështisë.
10. Kur të thahen plotësisht, vendosini ato në furrë dhe piqini në 70-80 gradë për 30 minuta. Në këtë mënyrë, çdo bakter që mund të jetë formuar gjatë proçesit të lartpërmendur do të shkatërrohet./AgroWeb.org