Vlerat e Veçanta Shëndetësore të Luleve të Limonit

1.8k 0

Lulet e limonit janë një kryevepër, jo vetëm në kuzhinë por edhe në mjekësinë popullore. Zonat qendrore dhe jugore të Shqipërisë janë të pasura me agrume dhe veçanërisht limona. Meqenëse tani është stina e lulëzimit të tyre AgroWeb.org ju sugjeron të shfrytëzoni vlerat e tyre të panumërta.

Kjo lule e bardhë rritet në tre pemë të ndryshme: portokall, limon dhe qitro. Ajo ka një aromë delikate. Uji i distiluar i këtyre luleve është karakteristikë e ëmbëlsirave dhe pijeve të shumë vendeve të botës. Më poshtë AgroWeb.org ju fton të lexoni disa prej vlerave të këtyre luleve të bukura.

1. Një nga vlerat më popullore të luleve të limonit është aftësia për të luftuar pagjumësinë. Kjo ndodh sepse këto lule kanë elementë qetësues dhe aromatikë, gjë që ndihmon në ardhjen e gjumit apo lehtësimit nga dhimbjet e kokës. Një mënyrë e mirë për të përfituar këto vlera është t’i hidhni ato në ujë, t’i lini 24 orë dhe të pini ujin ku lulet kanë përhapur magjinë e tyre. Një tjetër mënyrë është dhe të bëni çaj me to.

2. Lulet e limonit kanë vlera rehatuese dhe qetësuese, gjë që i bën ideale për problemet me ankthin dhe tretjen. Ato ndihmojnë në çlirimin e dhimbjeve të stomakut dhe ndalimin e të vjellave.

3. Nëse përdoren për çaj, at&eueuml;herë lulet e limonit duhen kombinuar me përbërës të tjerë siç janë mjalti, limoni apo kanella për të shumëfishuar vlerat. Kjo përzierje është perfekte për problemet me fytin, kollën dhe veshkat.

4. Falë përmbajtjes së lartë të pektinës, lulet e limonit shërojnë nga diarea. Ato ekuilibrojnë nivelet e kolesterolit, nëse shoqërohen nga një mënyrë ushqyerje e përshtatshme.

5. Është shumë e rëndësishme të dini që femrat shtatzënë, fëmijët nën moshën 6 vjeç apo individët që vuajnë nga gastriti, sëmundjet neurologjike si Parkinsoni nuk duhet të përdorin vajra esencialë, përfshirë atë të luleve të limonit.

Lulet e limonit duhen këputur sapo kanë nisur të çelin dhe të thahen. Me t’u tharë, me to mund të përgatisni tonik, çaj madje edhe vaj esencial.

Çaji i luleve të limonit

-Zgjidhni pemët e agrumeve që nuk janë në anë të rrugëve për të shmangur pluhurat.
-Zgjidhni lulet dhe gjethet herët në mëngjes
-Lajini dhe ndajini lulet nga gjethet
-Hidhni katër filxhanë me ujë në një çajnik dhe lëreni të ziejë.
-Sapo uji të ziejë, shtoni 10 lule dhe 10 gjethe. Lërini të ziejnë për 5 minuta. Kullojeni lëngun dhe më pas pijeni.

Ky artikull është i një natyre informuese. AgroWeb.org ju këshillon të flisni me mjekun tuaj nëse vuani nga dhimbjet ose ndonjë diagnozë tjetër. /AgroWeb.org