Xhenxhefili – Të Mirat e Pafundme dhe Vetitë Speciale

1.2k 0

Xhinxheri ose xhenxhefili konsiderohet si një prej bimëve më të shijshme dhe më të shëndetshme të planetit, vlerat e të cilit shkojnë përtej një stine të vetme, por shtrihen përgjatë gjithë vitit.

Xhenxhefili është një antioksidant i fuqishëm që pastron trupin nga helmet. Sipas kërkimeve të AgroWeb.org, ai bën një punë të mrekullueshme në kurimin e shqetësimeve në stomak, kundër inflamacionit, stimulon qarkullimin e gjakut, hollon gjakun, lehtëson dhembjet e muskujve dhe lufton infeksionet e brendshme.

Për më tepër, xhenxhefilit i atribuohen edhe vlera në trajtimin e artitit, fuqizimit të sistemit imunitar dhe në trajtimin e virozave dhe inflamacioneve të stinës. Mjekët rekomandojnë konsumimin e 250 miligramë xhenxhefil katër herë në ditë për të parandaluar të vjellat, por recetat dhe gramaturat janë të panumërta.

Si të përgatisësh Çaj me Xhenxhefil në shtëpi?

Çaji i Xhenxhefilit është shumë i thjeshtë për t’u përgatitur edhe në çdo shtëpi. Për shqetësimet e grykëve apo edhe muskujve të trupit gjatë kësaj stine, merr një xhinxher. Grije dhe hidhi sipër gjysëm litër ujë të valuar.

Lëre deri sa uji të marrë ngjyrë kafe, kulloje dhe shtrydh dy-tre limona tek lëngu. Gjithashtu mund të shtosh edhe erëza të tjera si kanellë, apo edhe piper të zi për një efekt edhe me të fortë dhe të përqendruar.

Mund të shtosh edhe pak mjaltë sipas dëshirës dhe do të përfitosh një çaj magjik që do të të lehtësojë. Në bazë të studimeve të cilave i referohet AgroWeb.org, dy-tri gota me këtë çaj në ditë dhe do të jesh sërish në formën më të mirë.

Ama nuk është e thënë ta përdorësh vetëm si çaj kurativ, pasi ke mundësi që edhe t’i parandalosh dobësitë e organizmit duke përdorur këtë zgjidhje mjaft të thjeshtë. Xhinxheri mund të përdoret edhe si shtesë në çdo çaj tëndin të preferuar pasi ka aftësinë t’i shtojë shije dhe vlera edhe çajrave të tjerë që mund të përdorësh.

Çaji i xhenxhefilit ose ginger përmban nivele të larta të vitaminës C, magnezit dhe mineraleve të tjera.

• Një kupë çaji para udhëtimit, parandalon të përzierat
• Përmirëson performancën e stomakut në tretje
• Kuron problemet e ndryshme në sistemin e frymëmarrjes duke nisur nga ftohja deri te alergjitë e ndryshme
• Përmirëson qarkullimin e gjakut
• Lehtëson dhimbjet e ciklit menstrual dhe qetëson muskujt
• Për shkak të nivelit të lartë të antioksidantëve, forcon sistemin imunitar
• Ndihmon në çlirimin e stresit dhe qetësimin e sistemit nervor

Kërkimet për të mirat që vijnë nga konsumimi i xhenxhefilit vazhdojnë. Disa prej tyre sugjerojnë që ky produkt pikant mund të përdoret edhe në luftën kundër disa llojeve të sëmundshmërive të sistemit të tretjes.

Madje edhe vlerat kundër radikaleve të lira dhe si rrjedhim kundër fillesave tumorale të xhenxhefilit janë të dokumentuara, thotë një studim i publikuar në Revistën Ndërkombëtare të Mjekësisë Parandaluese./AgroWeb.org