Zënia e Peshkut Me Një Rrijte Deri Mbi 15 mijë tonë në 2019

381 0

Në vitin 2019, zënia e peshkut nga të gjitha kategoritë ujore, ka qenë 15.011 tonë nga 14.875 tonë që ishte në vitin 2018, duke shënuar një rritje me 0,91 %.

Kategoritë ujore të peshkimit janë: det, bregdet, laguna, ujëra të brendshme, akuakulturë dhe molusqe.

Dy janë kategoritë kryesore që zënë përqindjen më të lartë të peshkimit, përkatësisht peshkimi “Detar” me 36,64 % dhe “Akuakultura” me 34,83 %, pasuar nga ujërat e brendshme me 18,46 %, ndaj prodhimit gjithsej.

Në vitin 2019, rritjen më të madhe, e ka shënuar kategoria “Ujërat e brendshme” me 14,20 % të zënieve gjithsej, krahasuar me një vit më parë, ndjekur nga kategoria “Bregdeti” me 8,56 % dhe kategoria “Akuakultura” me 1,77 %.

Kategoria ujore “Laguna” ka pësuar rënie me 73,25 %, krahasuar me një vit më parë, pasuar nga kategoria “Molusqe” me 2,98 %./Burimi:ATSH