Si të Bini Nga Pesha Duke Mos Ngrënë Pas Orës Pesë Pasdite

2.2k 0

Mund ta keni dëgjuar shpesh se nuk ka rëndësi se në çfarë ore i hamë vaktet.

Ajo që ka rëndësi është të ruhet një ekuilibër mes kalorive që konsumon dhe atyre që djeg.

Një këshillë e tillë nuk është gabim: për të humbud peshë duhet të konsumojmë më pak kalori nga ato që harxhojmë.

Por studimet e fundit kanë vërtetuar se dhe oraret se kur i hamë vaktet ndikon në procesin e rënies nga pesha.

Nëse i keni vënë synim vetes që të bini nga pesha, duhet të filloni të hani vaktet tuaja para orës pesë mbasdite.

Sa më herët aq më shumë afër një peshe ideale

Sipas një studimi nga “Buletini Ndërkombëtar për Obezitetin”, të cilit i referohet AgroWeb.org u vu re se personat që konsumonin sasinë më të madhe të kalorive në mëngjes, ishin të predispozuar për të humbur peshë më shpejtë.

Personat që konsumonin mëngjesin dhe drekën para orës tre, arrinin të binin më shpjetë nga pesha se sa personat që drekën e hanin pas orës tre.

Roli kryesor i takon një mëngjesi të plotë

Nëse do t’i vini synim vetes për t’i konsumuar të gjitha kaloritë para orës pesë, do t’ju duhet të konsumoni një mëngjes të plotë.

Bëni vend për drekën dhe darkën

Do të jetë e vështirë që të përfshini të gjithë vaktet brenda tetë apo nëntë orësh, por mos u dorëzoni.

Nëse ju keni konsumuar një sasi të konsiderueshme të kalorive që në mëngjes, nuk do ta keni edhe aq të vështirë.

Pra nëse ju duhet të konsumoni 2000 kalori, nëse hiqni 800 kalori që në mëngjes, ose të paktën 40% të vlerës totale, vaktet e tjera do të jenë më të vogla.

Nëse e hani mëngjesin herët, pak pasi të zgjoheni, do t’ju ndihmojë akoma dhe më shumë në rënien në peshë.

E rëndësishme është që dhe të ruani të njëjtat orare çdo ditë, kështu nuk do të ndjeni uri në darkë.

Një këshillë…

Që të bini nga pesha konsumoini të gjitha kaloritë brenda orës pesë.

Më pas do t’ju duhet që të ulni dozën e kalorive që konusmoni, dhe që të bini 500g çdo javë, duhet të lini pa ngrënë rreth 500-1000 kalori çdo javë.

Kjo do të thotë që të kini kujdes racionet dhe të konsumoni sa më shumë fruta, perime, proteina jo shtazore dhe arrorë.

Edhe pse nuk hani natën vonë nuk do të thotë që mund të hani pafund dhe jo shëndetshëm gjatë ditës dhe përsëri të bin inga pesha.

Gjithashtu këshillohet që të përfshini në rutinën tuaj dhe 30-60 minuta aktivitet fizik./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.