Çfarë Është Dieta me Vezë – A Është e Sigurt?

2.7k 0

Gjetja e mënyrave për të humbur peshë është diçka që njerëzit kanë bërë për dekada. Një dietë e re që sapo ka dalë është dieta me vezë. Më poshtë AgroWeb.org shpjegon për ju se çfarë është kjo dietë, cilat ushqime mund të shijoni kur e ndiqni atë dhe nëse ia vlen ta provoni.

Çfarë është dieta me vezë?

Ndryshe nga dietat e shumta që kanë vendosur rregulla rreth asaj se çfarë duhet dhe nuk duhet të konsumohet, dieta me vezë nuk është një plan formal dhe ka shumë versione, ku disa versione janë më kufizuese se të tjerat. Por pavarësisht se cilin ndiqni, kjo mënyrë të ushqyeri kërkon që të konsumoni të paktën një vezë në ditë.

Kur ndiqni këtë dietë, nuk lejohen ushqime shumë të përpunuara dhe asnjë pije që përmban shumë kalori. Meqenëse nuk ka një version standard të dietës së vezëve, një listë e ushqimeve “të lejuara” (përveç vezëve) është e pamundur të sigurohet.

Për ata që ndjekin versionin “vetëm vezë”, i vetmi ushqim i lejuar janë vezët. Por për ata që nuk e ndjekin këtë version kaq kufizues, ka disa ushqime që gjithashtu mund të konsumohen, të tilla si:

  • Vezë (të paktën një herë në ditë)
  • Pije pa kalori
  • Mish pa dhjamë
  • Perime pa niseshte
  • Frutat me pak karbohidrate
  • Yndyrna dhe vajra bimorë
  • Përimet
  • Erëza

E thënë shkurt, kjo dietë nuk lejon ushqime me sheqer të shtuar, drithëra, ushqime me niseshte, fruta me shumë karbohidrate dhe ushqime shumëtë përpunuara.

A është e sigurt?

Ashtu si të gjitha dietat, ka të mirat dhe të këqijat e veta. Këtu janë disa avantazhe dhe disavantazhe të ndjekjes së kësaj diete të fokusuar tek vezët.

Avantazhet

Avantazhi më i rëndësishëm mund të thuhet se është inkurajimi rreth konsumit të vezëve që cilat janë shumë të pasura me lëndë ushqyese.

Vezët janë një ushqim i gjithanshëm, një burim i shumë lëndëve ushqyese të rëndësishme, duke përfshirë proteinat, yndyrat e shëndetshme, vitaminën B12, kolinën dhe vitaminën D.

Ata që ndjekin dietën mund të korrin gjithashtu disa nga përfitimet e ngrënies së vezëve, duke përfshirë shëndetin e mirë të flokëve dhe lëkurës, shikim të fortë dhe ndjesi më e gjatë e ngopjes.

Duke pasur parasysh përfitimet ushqyese dhe komoditetin e përgatijes së vezëve, konsumimi i një deri në dy vezë në ditë është i pranueshëm brenda një diete të shëndetshme për zemrën për të moshurarit.

Një tjetër avantazh është se mund të nxisë humbjen e peshës. Për shkak se inkurajon konsumimin e vakteve me pak karbohidrate dhe më shumë proteina, ndjekja e saj mund të rezultojë efikase për rënien nga pesha. Edhe pse nuk ka asnjë kërkim shkencor që e mbështet këtë, disa raportime e lidhin këtë metodë me rezultate pozitive për humbjen e peshës.

Disavantazhet

Edhe versioni më liberal i kësaj diete është shumë kufizues, e kjo falë “rregullave” për shmangien e shumë ushqimeve ushqyese, si perimet me niseshte, frutat dhe drithërat.

Dietat për humbje peshe që kërkojnë shmangien e një pjese të mirë të ushqimeve që në thelb janë shumë të shëndetshme, janë jashtëzakonisht sfiduese për t’u ndjekur në plan afatgjatë.

E gjithashtu ndjekja e tyre mund të shkaktojë në mungesa të lëndëve ushqyese, të cilat merren nga burime të ndryshme ushqimesh dhe jo vetëm nga vezët.

Për shembull, ndjekja e një diete të kufizuar me karbohidrate ka treguar se lidhet me ulje të ndjeshme në marrjen e tiaminës, folatit, magnezit, kalciumit, hekurit dhe jodit.

A është e përshtatshme për të gjithë?

Ndjekja e një diete me pak karbohidrate dhe me shumë proteina, që eliminon drithërat dhe ndalon konsumin e ushqimeve që janë të shëndetshme, mund të mos jetë dieta më e mirë për të gjithë.

Për shembull, në mesin e njerëzve që përpiqen të mbeten shtatzënë, ndjekja e një diete me kufizim të karbohidrateve mund të shkaktojë defekte tek foshnja. Kjo është ndoshta për shkak të marrjes së pamjaftueshme të folatit, e cila është një lëndë ushqyese thelbësore për rritjen dhe zhvillimin e qelizave.

A duhet ta provoni?

Dieta me vezë është kufizuese dhe mund të jetë e dëmshme kur ndiqet për një kohë të gjatë.

Për shkak të kësaj, nuk ka gjasa që të rekomandohet nga ndonjë profesionist i kujdesit shëndetësor.

Thënë kështu, përfshirja e vezëve në një regjim ushqimor të balancuar dhe të pasur me lëndë ushqyese që përfshin të gjitha grupet ushqimore mund të jetë një zgjedhje e shëndetshme.

Cilat janë efektet anësore?

Ndjekja e çdo diete me pak karbohidrate mund të shkaktojë disa efekte anësore të pakëndshme, duke përfshirë kapsllëkun, lodhjen, erën e keqe të gojës dhe dhimbjen e kokës. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.