Përdorimi i dietës ketogjenike, që është strategjia ushqyese e bazuar në reduktimin e karbohidrateve, e cila “detyron” trupin të prodhojë në mënyrë autonome glukozë dhe të rrisë konsumin e yndyrave që përmbahen në indin dhjamor, është duke dhënë rezultate “shumë premtuese” për trajtimin e migrenës dhe sklerozës së shumëfishtë në 50 pacientët e regjistruar në Klinikën Neurologjike të Universitetit të Udines.
Kjo u bë e ditur nga studiuesit e së njëjtës klinikë në një konferencë në Udine për të festuar 30-vjetorin e strukturës mjekësore që është pjesë e Autoritetit Shëndetësor të Universitetit të ”Friuli Centrale”.
Klinika e drejtuar nga Gian Luigi Gigli është marrë prej disa kohësh, ndër të paktat në Itali, me të ushqyerit si një kufi për menaxhimin më të mirë të sëmundjeve neurologjike duke filluar nga migrena te demenca, nga epilepsia te Parkinsoni, nga tumoret e trurit te skleroza e shumëfishtë.
“Përdorimi i terapisë ketogjenike po jep rezultate inkurajuese në 35 pacientë me migrenë dhe në 15 pacientë me sklerozë të shumëfishtë të ndjekur deri më sot”, thanë studiuesit.
“Kjo është ndër metodat më të mira për shkak të shkallës jashtëzakonisht të lartë të saktësisë”, shtuan ata./Burimi:ATA