Farat e Vogla Chia – Të Mira Për Zemrën dhe Diabetin – Ideale si Burim Proteinash

6.5k 0

Fara Chia janë fara të vogla të zeza nga bima Salvia Hispanica. Kjo bimë është në të njëjtën familje botanike me bimën e sherebelës që rritet gjerësisht në Shqipëri.

Që në kohë mjaft të vjetra, fara chia (lexohet çia) janë konsideruar si një burim i fortë energjie.

Edhe pse shumë të vogla, farat chia përmbajnë disa lëndë ushqyese tejet të rëndësishme. Farat Kia janë të shumë të pasura me fibra, që ndihmon me ngopjen dhe ndjenjën e plotësisë.

Vetëm 25g fara chia përmbajnë rreth 9g fibra. AgroWeb.org raporton se sasia e përditshme e rekomanduar e fibrave është 30g/ditë.

Kështu që duke përfshirë 25g fara chia çdo ditë mund të jetë një kontribut i dobishëm për shëndetin.

Fibra është e rëndësishme për një sistem të shëndetshëm të tretjes dhe shumë prej nesh nuk e arrijnë objektivin e rekomanduar.

Farat Chia përmbajnë gjithashtu omega-3 bimore, alfa acid linolenik (ALA).

Farat Chia ofrojnë shumë proteina ndaj janë një burim i dobishëm i proteinave bimore.

Kombinimi i yndyrës, proteinave dhe fibrave nënkupton se farat treten relativisht ngadalë, duke siguruar një lëshim të gjatë dhe të ngadaltë të energjisë për të mbajtur nivelet e sheqerit në gjak të qëndrueshëm.

Farat janë të pasura me minerale të tilla si kalciumi dhe magneziumi madje edhe mangani që ndihmon në krijimin e enzimeve.

A mund të zvogëlojnë rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës?

Në foto gjeni të ilustruara Farat Chia. Foto: Flickr

Farat Chia përmbajnë fibra, proteina dhe yndyrna të pangopura. AgroWeb.org tregon se të gjitha këto janë të njohura për të garantuar një zemër të shëndetshme dhe nivele të qëndrueshme të sheqerit në gjak.

Disa kërkime studimore tregojnë se farat chia janë të dobishme për pacientët mbipeshë dhe të prekur nga diabeti i tipit 2.

Sa fara chia duhet të konsumoni në ditë?

Këshillohen dy doza ditore, secila e përbërë nga 20 gram (një lugë gjelle plot) fara Chia.

Shkencëtarët theksojnë se aktiviteti antioksidues i farave chia është më i lartë se çdo ushqim tjetër, madje edhe boronica.

A bën një ndryshim në qoftë se i hani ato të papërpunuara, të zhytura në ujë, të gatuara apo të bluara?

Farat Chia ka një shije neutrale në krahasim me farat e kungullit. AgroWeb.org këshillon se një mënyrë e mirë për t’i ngrënë ato është t’i zhysni ato në ujë ose qumësht dhe t’i vendosni në frigorifer për të paktën 2 orë (ose gjatë gjithë natës).

Farat thithin lëngjet për të formuar një xhel që siguron një përthithje shumë të mirë të vlerave në shëndet. Në këtë formë mund t’i përdorni edhe në çajra ose me mjaltë.

Farat chia mund të blihen të bluara ose këtë mund ta bëni vetë në një mulli kafeje.

Këto fara përdoren edhe si zëvendësim për miellin në pjekjen e bukës ose ëmbëlsirave.

Pjekja e farave Chia i shton atyre shijen. Farat e pjekura shtohen në sallata ose në majë të drithërave të mëngjesit.

Sigurohuni që furra ose vatra e gatimit të jetë në një temperaturë të ulët. Hidhini farat në tigan ose tepsi, duke u siguruar që të mos digjen, pasi kjo degradon vajrat esencialë dhe ndryshon aromën.

Në përgjithësi, fara chia mund të hahen njëlloj të papërpunuara ose të përpunuara. Farat Chia i gjeni në markete ose në dyqanet e produkteve organike./AgroWeb.org