Sistemi tretës i njeriut është në të gjithë kuptimin e fjalës, gjigand.
Ai përbëhet nga një sërë organesh, bashkëveprimi i të cilëve është thelbësor për shëndetin.
Të gjithë këto organe kanë nevojë për ushqim të shëndetshëm për të funksionuar siç duhet.
Ngrënia e ushqimeve jo të shëndetshme mund të ndërhyjë në proceset normale të sistemit tretës.
Ushqyerja Është Thelbësore Për Shëndetin E Sistemit Tretës
Qelizat e trupit organizohen në mënyrë të atillë sa formojnë inde.
Këto të fundit formojnë organet.
Të gjitha qelizat kanë nevojë për ushqim, pa të cilin ato shuhen ose nuk funksionojnë siç duhet.
Trupi ka gjithashtu nevojë për antioksidantë për të neutralizuar radikalet e lira.
Bëhet fjalë për molekula të rrezikshme që janë shumë të dëmshme për qelizat.
Nëse radikalet e lira sulmojnë qelizat atëherë ato nuk prodhojnëdot enzimat të cilat mbulojnë çdo aspekt të aktivitetit biologjik të trupit.
Këtu përfshihet edhe procesi tretës dhe metabolizmi.
Kura Me Lëng Molle, Limoni, Xhenxhefil Dhe Kripë Deti
Kjo kurë natyrale synon të pastrojë sistemin tretës nga toksinat dhe të përmirësojë thithjen e ushqyesve në nivel qelizor.
Mollët janë perfekte për sistemin tretës sepse përmbajnë fibër por edhe antioksidantë që pastrojnë sistemin tretës nga toksinat.
Limoni njihet për aftësinë e tij për përmirësimin e tretjes falë vitaminës C.
Xhenxhefili rrit qarkullimin e gjakut dhe e vë të gjithë sistemin tretës në lëvizje.
Kripa e detit përmirëson tretjen, nxit hidratimin dhe eliminon toksinat.
Për këtë kurë ju duhen :
125 ml lëng molle
2 lugë gjelle me lëng limoni të freskët
1 lugë çaji melëng xhenxhefili
75 ml ujë të pijshëm
Hidheni ujin në një tenxhere dhe ngroheni pak.
Më pas hidheni në një gotë qelqi të madhe dhe shtoni kripën e detit.
Përziejeni deri sa kripa të tretet mirë.
Shtoni lëngun e mollës,limonit dhe xhenxhefilit dhe përziejeni sërish.
Ky lëng duhet pirë 10 minuta përpara çdo vakti.
Kjo kurë nuk ka efekte anësore,megjithatë ajo nuk rekomandohet për gratë shtatzëna ndërkohë që njerëzit që marrin ilaçe të caktuara duhet të konsultohen me mjekun./AgroWeb.org