Kurat e Harruara Tradicionale – Si t’i Përdorni në Kushtet e Shtëpisë

2.5k 0

Shumë probleme të vogla shëndetësore mund të zgjidhen dhe kurohen lehtë në kushtet e shtëpisë.

Zgjidhjet dhe kurat që rekomandohen në këtë artikull të AgroWeb.org janë tërësisht natyrale.

Vaji I Mëlçisë Së Merlucit Kundër Inflamacionit

Vaji i mëlçisë së merlucit është përdorur prej shumë kohësh kundër dhimbjeve të artritit.

Ai është shumë i pasur me acide yndyrore omega-3 të cilat mbështesin shëndetin e zemrës, trurit, syve.

Ky vaj është shumë efikas kundër inflamacionit që shërben si pikënisje e shumë sëmundjeve.

Gjendet edhe në farmaci si suplement.

Akulli Kundër Dhimbjeve Të Kokës

Ekspertët e mjekësisë tradicionale mbështesin idenë se aplikimi i kompresës së ftohtë me akull në qafë apo mbi arteriet për rreth saj zbut dhimbjet e migrenës.

Zbardhja E Dhëmbëve Me Sodë Buke

Nëse dëshironi dhëmbë të bardhë, zbardhini ato me sodë buke.

Me të, ju mund të përgatisni një pastë duke e zbutur në ujë dhe më pas fërkuar dhëmbët.

Megjithatë, përdorimi i tepërt i kësaj kure mund të gërryejë enamelin.

Kujdes me sasinë. Këtë metodë nuk duhet ta bëni çdo ditë.

Vitamina C Kundër Alergjive

Vitamina C nuk bën mirë vetëm kundër të ftohurës.

Vitamina C në variantin spërkatës zhbllokon më shpejt hundët e zëna si pasojë e alergjive.

Lexoni këtu nga AgroWeb.org për dozën e duhur të vitaminës C që ju duhet.

Aspirina Kundër Kallove

Merrni pesë ose gjashtë aspirina dhe shtypini deri sa të bëhen pluhur.

Më pas shtoni gjysëm luge çaji me lëng limoni dhe gjysëm luge çaji me ujë.

Përziejini mirë deri sa të formoni një pastë të cilën më pas mund ta vendosni mbi kallo.

Mbështilleni zonën me një qese plastike dhe më pas me një peshqir të ngrohtë.

Më pas për pastrimin e pastës së tharë përdorni një limë për fërkimin e këmbëve.

Kjo kurë nuk rekomandohet për njerëzit që janë alergjikë ndaj aspirinës.

Çaji I Trumzës Kundër Kollës

Trumza qetëson rrugët e frymëmarrjes dhe shpërbën sekrecionet.

Çaji i saj rekomandohet fort nga ekspertët kundër kollës.

Ju mund të zieni dy lugë gjelle me trumzë të freskët në ujë.

Më pas çajin ta ëmbëlsoni me mjaltë për një efekt të dyfishtë.

Çaji I Manaferrës Kundër Diaresë

Manaferrat janë të pasura me substanca ngushtuese të sistemit tretës.

Ato janë përdorur gjithmonë si një trajtim efikas kundër diaresë.

Çaji i manaferrës përgatitet duke zier manaferra të freskëta ose të thata në ujë për 10 minuta.

Çajin mund ta pini disa herë në ditë.

Lexoni këtu disa kura të tjera popullore./AgroWeb.org.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.