Lëngu Detoks që Pastron Organizmin – Si ta Përgatisni në Shtëpi

2k 0

Lëngjet janë mënyra më e mirë për të nxjerrë toksinat nga trupi e kjo sidomos kur kemi të bëjme me lëngjet jeshile.

Këtu futet lëngu i frutave jeshile dhe perimeve me gjethe apo të tjerave që kanë këtë ngyrë.

Duke thënë këtë mund të kuptoni se është një paketë e plotë shëndeti që ju duhet për të kaluar çdo ditë.

Me bazë selinonë që është një antiinflamator dhe stimulues i tretjes i jashtëzakonshëm, kastravecin që përmban shumë ujë dhe një sërë përbërësish të tjerë plot vlera.

Në veçanti selinoja është një nga vlerat më të mëdha të këtij lëngu pasi mineralet, vitaminat dhe ushqyesit që gjenden tek selinoja janë në harmoni të përkryer.

Gjethet e selinosë janë plot me vitaminë A, ndërkohë që kërcenjtë janë të mbushur me vitaminat B1, B2, B6 dhe C.

Në recetën e sotme AgroWeb.org ju tregon si ta përgatisni atë fare lehtë për ta konsumuar edhe ju në shtëpitë tuaja.

Ky lëng do ju ndihmojë të pastroni arteriet dhe  të luftoni lehtë çdo inflamacion në organizëm.

Përbërësit

  • 2-3 kërcenj selino
  • 1 kastravec i vogël
  • 2 gjethe kale ose spinaq
  • 1 limon i vogël pa lëkurë
  • 1 dardhë ose mollë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e këtij lëngu AgroWeb.org ju këshillon që të lani dhe qëroni fillimisht të gjithë përbërësit.

Vendosini të gjithë përbërësit e prerë në mikser ose ne shtrydhësen tuaj dhe trazojini për disa minuta.

Kue te shikoni që është formuar lëngu jeshil hidheni në një gotë dhe konsumojeni të freskët.

Këtë mund ta bëni çdo mëngjes ose përgjatë ditës në mënyrë që t’ju ndihmojë me nxjerrjen e toksinave të dëmshme nga organizmi juaj.

Sipas dëshirës ju mund të shtoni edhe përbërës të tjerë në pije si erëza apo mjaltë, thjesht sigurohuni që ata të jenë sa më natyralë e të shëndetëshëm./AgroWeb.org