Lëngu i Selinosë – 5 Vlera Direkte për Lëkurën Tuaj

2.2k 0

Selinoja konsiderohet si një bimë që buron nga një familje e ngjashme me karotat dhe majdanozin.

Përmban 95% ujë, proteina dhe yndyrna të shëndetshme dhe shumë lëndë ushqyese e minerale përfshirë kaliumin dhe kalciumin.

Të cilat janë të rëndësishme për shëndetin e zemrës, si dhe përmban folate e vitamië K që ndihmojnë në qarkullimin e mirë të gjakut.

Por jo vetëm për shëndetin e brendshëm, efektet e kësaj bime apo me mirë lëngut të saj nuk mbarojnë këtu.

Sipas ekspertëve tek të cilët bazohet AgroWeb.org, edhe lëkura do të përfitojë shumë vlera pas konsumimit të selinosë.

Përmirësimi i akneve

Lëngu i selinosë përmban shumë pak sheqer dhe mund të jetë një zëvendësues perfekt i pijeve të gazuara, atyre me kafeinë apo sheqerna të shtuara.

Të gjithë këta përbërës lidhen ngushtë me shfaqjen e akneve dhe inflamacoinit të lëkurës.

Kur konsumoni lëng selinoje jo vetëm që mbani nivelet e sheqerit të ulëta, por përfitoni edhe më shumë fibra të cilat ulin inflamacionin.

Gjithashtu, lëngu i selinos është një burim i pasur i mineraleve dhe ushqyesve të tjerë parandalues për irritimet.

Qëndroni të hidratuar

Është i pasur me ujë e për rrjedhojë jeni gjithnjë të hidratuar që për lëkurën përkthehet në më shumë shëndet.

Kur jeni të hidratuar lëkura juaj fillon dhe duket më e lodhur, gjë që rrit rrudhat dhe vijëzimet e lëhta që ju bëjnë të dukeni më të plakur.

Lëkurë më e shëndetshme

Shumë përfitime në një gotë, lëkurë më e shëndetshme, shije e mirë he freski për organizmin vetëm në një gotë më lëng selinoje në ditë.

Çfarë e plak lëkurën siç shpjeguam dhe më sipër është një dietë e pasur me sheqerna e cila rrit plakjen e lëkurës përmes një procesi të quajtur glikizim.

Kjo ndodh kur sheqernat bashkëveprojnë me fijet e kolagjenit dhe elastinës për të formuar përbërjet e njohura si faktorë që sjellin plakjen e lëkurës.

Kolagjeni dhe elastina janë proteina kryesore përgjegjëse për strukturën dhe fleksibilitetin e lëkurës tuaj ndaj duhet t’i ruani sa më mirë.

Prandaj konsumimi i pijeve freskuese si lëngu i selinos mund t’ju shpëtojnë në luftës kundër rrudhave të padëshiruara.

Më shumë lëndë ushqyese

Ky lëng transporton në lëkurë të gjithë lëngjet e nevojshme që duhen për të qenë jo vetëm të shëndetëshëm, por edhe për të eleminuar toksinat.

Përveç kësaj, lëngu i selinosë është i pasur në elementë që ndihmojnë thellësisht në mirëqenien e lëkurës.

Përmban fibra, zink, magnez dhe vitamina A, B, C dhe K.

Largon toksinat

Nëse doni të nxirrni toksina nga organizmi pas një nate që keni konsumuar shumë alkool, apo keni ngrënë shumë yndyrna e sheqerna ky lëng është i duhuri.

Kur trupi çlirohet nga toksinat, kjo reflektohet edhe në lëkurën tuaj padyshim.

Mineralet si kaliumi dhe magnezi mbajnë balancën e elektroliteve dhe pH të lëkurës tuaj.

Folati dhe vitaminat A dhe C luftojnë sëmundjet e ndryshme që mund të keni dhe acarimin e lëkurës.

Teksa e konsumoni bëni kujdes që të ndiqni edhe një stil jetese të shëndetëshëm ku përfshihet shumë ujë, fruta, perime e vitamina.

Në këtë mënyrë rezulatatet positive do t’i shihni menjëherë në trupin tuaj./AgroWeb.org