Pse Duhet të Provoni Qumështin me Lavandë – Pija Që Ndihmon Me Gjumin

887 0

Në këtë recetë AgroWeb.org ju njeh me mënyrën e përgatitjes së kësaj pije e cila nëse konsumohet përpara gjumit ka aftësi t’ju qetësojë dhe t’ju ndihmojë që të flini më shpejt.

Kjo fuqi është për shkak të triptofanit dhe melatoninës që përmban kjo përzierje me bazë qumështi.

Për të mësuar mënyrën e përgatitjes AgroWeb.org ju fton të ndiqni recetën si më poshtë.

Përbërësit

2 gota qumësht

1 lugë lavandë e tharë

¼ lç kanellë

2 lgj mjaltë

2 lç lule të thata (sipas dëshirës)

Përgatitja

Në një tenxhere vendosni qumështin, lulet e lavandës, kanellën dhe ngroheni.

Lëreni të ziejë për pak kohë, hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet pak. Shtoni mjaltin dhe përziejeni.

Përdorni një mikser dore për ta shkumëzuar, ndajeni në 2 gota dhe shërbejeni të zbukuruar me lule të thata. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.