Qumësht i Ngrohtë Para Gjumit – Vlerat për Organizmin

2.3k 0

Qumështi është natyralisht i pasur me kalçium, vitaminë D dhe kalium.

Ai është shumë i rëndësishëm për organizmin e njeriut në një sërë nivelesh.

Kalçiumi dhe vitamina D që gjëndet tek qumështi ju ndihmon të keni kocka dhe dhëmbë të fortë.

Kaliumi nga ana tjetër mirëmban tensionin e gjakut.

Megjithatë, nëse e pini të ngrohtë përpara gjumit, qumështi do t’ju qetësojë dhe do t’ju ndihmojë të flini mirë.

Kur është i ngrohtë, qumështi ka një ndikim të menjëhershëm dhe ju ndihmon të flini si qengj.

Kjo nuk do të thotë se duke pirë një gotë me qumësht të ngrohtë, do ju zërë gjumi menjëherë.

Qumështi, i ngrohtë apo i ftohtë nuk konsiderohet një eliksir i gjumit, por disa substanca që formohen gjatë ngrohjes, e ndihmojnë trupin të jetë më i qetë.

Jo pa shkak, qumështi i ngrohtë rekomandohet për njerëzit që kanë kaluar një ditë të lodhshme.

Si Ndikon Qumështi I Ngrohtë Në Organizëm

Një gotë me qumësht të ngrohtë është e rëndësishme për organizmin.

Qumështi përmban shumë triptopan.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org ky amino acid metabolizohet në serotoninë dhe melatoninë, dy përbërës që kanë aftësinë të qetësojnë organizmin dhe nxisin një gjumë të mirë e të qetë.

Fatkeqësisht, në një gotë me qumësht nuk gjendet mjaftueshëm triptopan që të qetësoheni menjëherë, ndaj shumë ekspertë mendojnë se ndikimi i qumështit në tru është më shumë psikologjik.

Pas një dite të lodhshme, ju mund të pini një gotë qumësht të ngrohtë, duke e shoqëruar me disa ushqime të shëndetshme që kanë aftësinë të nxisin gjumin.

Kombinime Të Shëndetshme Me Qumësht 

Më poshtë do të gjeni sugjerimet e AgroWeb.org për disa ushqime të shëndetshme që mund t’i kombinoni me qumështin.

Biskotat me drithëra të plota dhe djathi shkojnë shumë mirë me një gotë me qumësht të ngrohtë.

Për më shumë shije, qumështin mund ta pasuroni me çokollatë të shkrirë ose ta shoqëroni me disa feta mollë.

Banania me gjalpin e kikirikut janë një ide e shkëlqyer për të pasur një mbrëmje të qetë dhe relaksuese.

Përveç këtyre këshillave, AgroWeb.org ju rekomandon që të krijoni një orar gjumi për gjithë javën dhe t’i përmbaheni në mënyrë rigoroze.

Nga ana tjetër, sigurohuni që të pini mjaftueshëm ujë dhe mos neglizhoni gotën me qumësht të ngrohtë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.