Si Të Shtoni Më Tepër Fibra Në Regjimin Tuaj Ushqimor

1.3k 0

Njerëzit që konsumojnë kryesisht mish, sallam, djathë, bukë të bardhë dhe vezë në vend të perimeve dhe drithërave të papërpunuara, u mungojnë fibrat në regjimin e tyre ushqimor.

Por mos u stresoni! Nuk është e detyrueshme të hiqni dorë plotësisht nga ushqimet e preferuara, por mund të filloni duke kryer disa ndryshme të vogla.

Më poshtë AgroWeb.org iu njeh me disa këshilla se si të ndryshoni regjimin tuaj ushqimor në mënyrë që të merrni më shumë fibra.

Së pari iu njohim me lajmet e mira!

Shumë ushqime të pasura me fibra janë ushqime që ju tashmë i konsumoni. Si për shembull, orizi, patatet, makaronat dhe buka. Dhe nëse dëshironi të shtoni një shije të re në menunë tuaj mund të funsni me ngadalë grurin derisa të mësoheni me shijen.

Shtimi i fibrave në regjimin ushqimor

Nëse nuk konsumoni shpesh oriz, makarona, bukë ose patate, trupi juaj mund të mos jetë mësuar me ushqime që janë të pasura me fibra dhe mund t’i duhet pak kohë për t’u përshtatur. Ju mund të përjetoni disa probleme me tretjen dhe stomakun ndërkohë që trupi juaj mësohet me to, megjithatë këto efekta duhet të largohen shumë shpejt. Disa këshilla për të zbutur disi efektet janë:

Konsumoni mjaftueshëm ujë, të paktën 2 litra në ditë.

Lëvizni sa më shumë të mundeni sepse ndihmon me tretjen.

Konsumoni më shpesh drithëra në mëngjes

Provoni kombinime të ndryshme drithërash si për shembull me fruta, arra, fruta të thata, tërshërë apo të tjer. Sido që të jetë, kjo do t’ju ndihmojë të shtoni më shumë fibra.

Konsumoni oriz kaf

Provoni të përgatisni pjata të ndryshme që të përfshijnë në mënyrë ideale orizin kaf, pasi ai është lloji më i shëndetshëm i orizit që mund të konsumoni.

Zgjidhni me kujdes makaronat

Për shumë njerëz, zgjedhja e makaronave me grurë të plotë në vend të makaronave normale është paksa e vështirë pasi shija e tyre ndryshon. Por për hir të fibrave është një opsion që ja vlen të merret parasysh.

Konsumoni bukë me grurë të plotë

Mundohuni të kaloni tek buka e përbërë nga gruri i plotë nëse dëshironi të shtoni më tepër fibra në regjimin tuaj.

Zgjidhni më tepër perime dhe fruta

Konsumoni sa më shpesh të jetë e mundur fruta të papërpunuara dhe të pa qëruara sepse në këtë mënyrë ato ofrojnë sasinë më të lartë të fibrave. Për njerëzit me stomak të ndjeshëm që nuk tolerojnë shumë ushqime të papërpunuara, mund zgjedhin të gatuajnë më tepër perime./AgroWeb.org

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.