Trajtimi me Gjilpëra – A Mund të Lehtësojë Sklerozën e Shumëfishtë?

1.5k 0

Skleroza e shumfishtë është një sëmundje që prek trurin dhe palcën kurrizore. Ajo shkakton simptoma të ndryshme, të tilla si: probleme me ekuilibrin, dhimbje në pjesë të ndryshme të trupit, dobësi, vështirësi në të menduar etj.

Së fundmi, disa studime tregojnë se akupunktura, një formë e mjekësisë tradicionale kineze, mund të jetë e dobishme për reduktimin e disa prej simptomave që kjo sëmundje shkakton.

Në këtë artikull, AgroWeb.org hedh një sy të shpejtë rreth përfitimeve të mundshme.

Si mund të trajtojë akupunktura simptomat e sklerozës së shumfishtë?

Akupuntura dhe mjekësia perëndimore bazohen në teori të ndryshme të mirëqenies dhe sëmundjes.

Në termat mjekësore perëndimore, të përshkruarit dhe të kuptuarit me saktësi se si funksionon akupunktura është diçka sfiduese.

Megjithatë, shumë njerëz me këtë gjendje janë mbështetur tek akupunktura për të lehtësuar disa nga simptomat.

Akupunktura përdor gjilpëra të holla sa fijet e flokëve ose instrumente të tjera për të stimuluar pika specifike në lëkurë.

Besohet se pikat që stimulohen rivendosin ekuilibrin, largojnë bllokimet dhe mbështesin rrjedhën e energjisë në të gjithë trupin.

Kjo metodë mund të çlirojë endorfinën, e cila ul ndjesinë e dhimbjes në trup.

Kur një gjilpërë akupunkture futet në lëkurë, edhe pse nuk shkakton dhimbje, mund të shkaktojë një përgjigje të sistemit imunitar.

Kjo mund të zvogëlojë dhimbjen dhe të rrisë qarkullimin e gjakut në zonën ku është vendosur gjilpëra.

Procedura për tratimin e simptomave nga skleroza e shumëfishtë?

Janë rreth 400 pika akumulimi që mund të stimulohen. Gjatë një seance tipike akupunkture, vihen gjilpëra nga 4 deri në 12 vende të ndryshme në trup.

Seancat zakonisht zhvillohen një ose dy herë në javë. Mosha juaj, shëndeti i përgjithshëm dhe simptomat, përcaktojnë se sa mund të zgjasin efektet e akupunkturës.

Para se të fillojë seanca, specialisti do t’ju pyesë për historinë tuaj mjekësore dhe simptomat.

Ky “testim” përcakton se ku do të vendosen gjilpërat. Pasi të vendosen, gjilpërat qëndrojnë në vend deri në 20 deri në 40 minuta. Ju mund të ndiheni të relaksuar ose më energjik pas seancës tuaj.

Flisni me specialistin për aktivitetet që duhet ose nuk duhet të bëni pas trajtimit.

Një shëtitje e qetë ose një gjumë i gjatë mund të jetë aktiviteti më i përshtatshëm për ju.

Gjërat që duhen shmangur përfshijnë aktivitete e vrullshme, vendosja e akullit në zonat ku ishin gjilpërat, dhe shmangia e alkoolit dhe kafeinës.

Sa efektive është?

Deri më sot, nuk ka pasur një studim të madh dhe gjithëpërfshirës mbi përfitimet e akupunkturës për trajtimin e simptomave të sklerozës së shimfishtë.

Por ka disa studime që tregojnë për lehtësimin e simptomave të tilla si:

  • reduktimi i spazmave
  • përmirësim në ecje
  • reduktim i dhimbjes në gjymtyrë
  • më pak lodhje
  • përmirësim i sistemit neuroimun
  • vonesa në përparimin e sëmundjes
  • përmirësim i ekuilibrit
  • reduktimi i lodhjes etj

A ka ndonjë efekt anësor?

Akupunktura përgjithësisht konsiderohet e sigurt, me kusht që të performohet nga një akupunkturist i licencuar që përdor gjilpëra sterile, një përdorimshe. Një praktikues i papërvojë mund të bëjë dëm serioz.

Akupunktura nuk duhet të shkaktojë dhimbje. Ju mund të ndjeni ndjesi shpimi gjilpërash ose një dhimbje të lehtë gjatë trajtimit.

Efektet anësore mund të përfshijnë:

  • gjakderdhje ose mavijosje në pikat akute
  • marramendje
  • ndjenjë e fikëti

Për çdo shqetësim ju duhet të këshilloheni me specialistin tuaj. /AgroWeb.org