Makarona me Borzilok – Receta e Thjeshtë Për Një Shije Fantastike

1.6k 0

Është e vërtetë që kjo pjatë përgatitet me një thjeshtësi të madhe, por shija dhe aroma e saj është e mrekullueshme dhe kjo zgjedhje nuk do t’ju zhgënjejë asnjë herë.

Përgatisni këtë pjatë klasike me djathë parmixhano dhe borzlok për të kënaqur shijen tuaj më së miri.

Ndiqni recetën që AgroWeb.org sjell sot për ju dhe zbuloni mënyrën e përgatitjes.

Përbërësit

  • 1 pako makarona spageti
  • 120g vaj ulliri
  • 1 hudhër e grirë
  • 2 tufa gjethe borziloku
  • djathë parmixhano
  • kripë për shije
  • gjethe borziloku

Përgatitja

Filloni duke zierë makaronat.

Ndërkohë vazhdoni me përgatitjen e salcës.

Ngrohni vajin e ullirit në një tigan, shtoni në tigan hudhrën dhe borzilokun. Mos lejoni që hudhra dhe borziloku të ndryshojnë ngjyrë. Shtoni kripë për shije.

Kulloni makaronat nga uji kur të jenë gati, dhe kalojini në përzierjen e hudhrës dhe borzilokut. Nëse është e nevojshme shtoni pak ujë, nga uji që ziet makaronat, për të parandaluar tharjen e tyre.

Grini djathin direkt mbi makarona. Shtoni piper të zi dhe më shumë borzilok të freskët dhe djathë të grirë. Shërbejeni menjëherë. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.