Pagjumësia ka të bëjë me vështirësinë në të fjetur. Ajo mund të bëhet kronike nëse njeriu nuk bën dot një sy gjumë për të paktën 3 netë rresht për 3 muaj me radhë.
Pagjumësia shkaktohet si pasojë e problemeve psikiatrike, mjekësore, përdorimi i substancave të caktuara dhe faktorëve biologjikë.
Sipas ekspertëve të AgroWeb.org, simptomat e pagjumësisë janë si më poshtë:
- Vështirësi në të fjetur,
- Zgjim i përsëritur gjatë natës,
- Qëndrim zgjuar gjatë natës,
- Zgjim gjatë natës dhe pamundësi për të fjetur,
- Lodhje pas zgjimit,
- Pamundësi për të fjetur në drekë pavarësisht lodhjes,
- Lodhje dhe acarim gjatë ditës,
- Mungesë përqendrimi.
Këto simptoma mund të zgjasin për muaj apo vite me radhë.
Sa Orë Gjumë Ju Nevojiten?
Ekspertët e AgroWeb.org thonë se nevoja për gjumë e gjithsecilit prej nesh është në varësi të organizmit.
Megjithatë, po të marrim një mesatare të artë:
- Të rriturit kanë nevojë për 7-9 orë gjumë,
- Fëmijët për 9-13 orë gjumë,
- Foshnjat për 12-17 orë gjumë.
Nga Se Shkaktohet Pagjumësia
Disa prej shkaktarëve më kryesorë të pagjumësisë janë:
- Stresi, ankthi dhe depresioni,
- Zhurmat,
- Temperatura e dhomës së gjumit,
- Shtrati i parehatshëm,
- Përdorimi i kafesë, alkoolit dhe nikotinës,
- Përdorimi i drogave të rënda,
- Fluturimet e gjata dhe punët me turne.
Si Të Trajtoni Pagjumësinë Në Kushtet e Shtëpisë
Ekspertët këshillojnë që të shtriheni për të fjetur vetëm kur të ndiheni të lodhur dhe të përpiqeni të ruani oraret.
Një orë përpara gjumit, përpiquni të qetësoheni duke bërë një banjë ose lexuar një libër.
Sigurohuni që dhoma e gjumit është në errësirë të plotë dhe pa zhurma,
Kryeni aktivitet të rregullt fizik gjatë ditës,
Sigurohuni që krevati juaj është i rehatshëm.
Mos pini cigare, kafe, alkool apo çaj për të paktën 6 orë përpara gjumit,
Mos hani ushqime të rënda përpara gjumit,
Mos kryeni aktivitet fizik të paktën 4 orë përpara gjumit,
Mos shikoni televizor ose të qëndroni në telefon përpara gjumit sepse drita do ju mbajë zgjuar.
Mos bëni një sy gjumë gjatë ditës,
Mos i jepni makinës nëse ndiheni të përgjumur.
E fundit por jo për nga rëndësia, nëse nuk keni fjetur një natë më parë, vazhdoni t’i përmbaheni rutinës dhe frenohuni nga dëshira për të fjetur gjatë ditës./AgroWeb.org