Produkti që Lufton Zbokthin dhe i Jep Shëndet Flokëve

1.2k 0

Qiqrat renditen të dytat në listën e legumeve më të kultivuara në botë.

Ato ofrojnë shumë përfitime të larmishme për shëndetin dhe bukurinë e njeriut.

Vlerat Shëndetësore dhe Ushqimore Të Qiqrave

Qiqrat janë të pasura me kalium, fosfor, magnez dhe kalcium.

Ato kanë edhe sasi të mëdha të hekurit, selenit dhe sasi më të vogla të bakrit, zinkut dhe manganit.

Qiqrat ulin nivelin e kolesterolit, ndihmojnë me konstipacionin dhe probleme të veçanta me aparatin tretës.

Konsumimi ditor i qiqrave ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe mungesën e hekurit, por edhe balancon nivelin e sheqernave në gjak.

Përmbajtja e lartë e fibrave, potasiumit, vitaminës C dhe B6, fuqizojnë shëndetin e njeriut.

Qiqrat ndihmojnë në uljen e kolesterolit në gjak, duke ulur rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

Hekuri, kalciumi, magnezi, mangani, zinku dhe vitamina K që gjenden tek qiqrat të gjitha kontributojnë në ruajtjen e dendësisë së kockave.

Kolina një lëndë ushqyese e familjes së vitaminës B2 që gjendet tek qiqrat, na ndihmon me gjumin, muskujt dhe kujtesën

Qiqrat Për Shëndetin e Flokëve

Qiqrat përmbajnë proteinë dhe mangan. Të dyja këto janë shumë të rëndësishme për shëndetin e flokut dhe e bëjnë atë më të fortë.

Mangani shërben si antioksidant dhe nxit rritjen e shëndetshme të flokut.

Përveç manganit, qiqrat përmbajnë edhe folat i cili rigjallëron qelizat përgjegjëse për rritjen e flokut.

Mangani pengon pigmentimin e flokut dhe shfaqjen e thinjave. Ai i jep gjithashtu shkëlqim flokut.

Vitamina A dhe zinku tek qiqrat ndihmojnë kundër zbokthit dhe rënies së flokëve.

Nëse vuani nga zbokthi mjafton të përzieni 6 lugë gjelle me miell qiqrash me ujë dhe më pas pastën ta përdorni për masazhimin e skalpit dhe rrënjëve të flokut.

Mbajeni maskën në flokë për disa minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm.

Qiqrat duhen konsumuar edhe nga njerëzit që kanë flokë të hollë. Këto legume janë të pasura me zink dhe bakër dhe ky i fuundit shërben për rritjen e flokut.

Qiqrat rekomandohen edhe për njerëzit që kanë humbur flokët si pasojë e kimioterapisë sepse ndihmon në rritjen e shëndetshme të tyre. /AgroWeb.org