4 Arsye Pse Kosi Po Ju Jep Një Ndjesi Djegie

1.1k 0

Kosi është një nga produktet më të shëndetshme të qumështit, i cili është i pasur me lëndë ushqyese të rëndësishme si kalciumi, vitamina B, fosfori, magnezi dhe proteinat.

Gjithashtu, ai siguron një sasi të mirë probiotikësh të domosdoshëm për shëndetin e sistemit tretës.

Por ka disa raste që gjatë konsumit të tij të mund të përjetoni një ndjesi djegieje në gojë.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me arsyet më të mundshme për këtë fenomen, kështu që vazhdoni të lexoni për të mësuar më shumë.

Është i skaduar

Shumica e produkteve të kosit në shitje përmbajnë konservues kimikë, që zgjasin jetëgjatësinë e tij.

Kur kosi është i skaduar ai mund të shkaktojë ndjesinë e djegies në gojën tuaj.

Nëse vëreni se ka një ngjyrë e çuditshme ose një erë apo shije të pakëndshme, ai mund të skaduar dhe është më e sigurt që ta hidhni.

Aciditet i lartë

Nëse kosi është prodhuar me qumësht të thartë, ai mund të bëhet edhe më i thartë nëse lihet jashtë sepse Ph në të ndryshon duke e bërë atë më acid.

Kjo bën që kosi të shkaktojë edhe një ndjesi djegieje. Ndaj këshillohet ta mbani gjithmonë kosin në frigorifer.

Alergjitë

Disa njerëz janë alergjikë ndaj laktozës dhe kjo mund të shkaktojë ndjesinë e djegies gjatë konsumit.

Simptoma të tjera përfshijnë një ndjesi kruarje ose ndjesi shpimi rreth buzëve dhe gojës, ënjtje të buzëve, gjuhës ose fytit, vështirësi në frymëmarrjr dhe ndonjëherë të vjella.

Kërkoni menjëherë kujdes mjekësor nëse përjetoni ndonjë nga këto simptoma pasi keni ngrënë kos.

Infeksionet e gojës

Ekzistojnë gjithashtu disa infeksione që mund t’ju bëjnë të përballeni me probleme si ky.

Nëse mendoni se është kështu, kërkoni nga mjeku juaj t’ju kontrollojë për ndonjë infeksion ose sëmundje kërpudhore që mund të shkaktojë djegien e gojës nga ushqimet acidike.

Këto janë katër arsyet kryesore pse mund të përjetoni një ndjesi djegieje në gojë kur hani kos./AgroWeb.org