8 Arsye Pse Duhet të Konsumoni më Shpesh Selino

3.8k 0

Selinoja është një nga perimet më të shëndetshme.

Edhe pse shija e saj mund të mos jetë e preferuara juaj, ka shumë mënyra për ta kombinuar atë me perime të tjera në mënyrë që të jetë më e këndshëme për t’u ngrënë.

Në këtë artikull,  AgroWeb.org ju liston 8 arsye pse ju duhet të konsumoni më shpesh selino.

Ju ndihmon të humbisni peshë

Një kërcell i madh selinoje, përmban vetëm 10 kalori. Kështu që herën tjetër kur jeni duke përgatitur sallatën tuaj mos harroni të copëtoni selino në të.

Ndihmon me tretjen

Selinoja është e mbushur me fibra të patretshme, të cilat janë të mira në përmirësimin e tretjes.

Selinoja shpesh përdoret si diuretik sepse ka veti pastruese. Para se të flini konsumoni selino, për të pastruar toksinat nga trupi juaj.

Shënim: Mos konsumoni selino nëse vuani nga diarreja.

Ul inflamacionin

Selinoja është e pasur me antioksidantë dhe polifenole të cilat janë të mira në zvogëlimin e inflamacionit dhe shpesh dhimbjen e kyçeve.

Nëse vuani nga astma, selinoja është e domosdoshme në dietën tuaj.

Gjithashtu ajo është shumë efektive në pastrimin e akneve për shkak të përqendrimit të acidit salicilik.

Ul tensionin e lartë të gjakut

Selinoja është e pasur me përbërje aktive të njohura si ftalide, të cilat përmirësojnë qarkullimin me të paktën 14% dhe ul hormonet e stresit në gjak, gjë që lejon gjakun të rrjedhë më lirshëm.

Përmirëson shëndetin e syve

Një kërcell selino përmban deri në 10% të vitaminës C, e cila mbron sytë dhe përmirëson degjenerimin e shikimit ndërsa plakemi.

Selinoja gjithashtu përmban përqendrime të larta të fitonutrientëve, të cilët janë gjithashtu të mirë për sytë tuaj.

Ul stresin

Selinoja është gjithashtu e pasur me magnez, i cili ul stresin dhe ju qetëson.

Nëse keni probleme me gjumin, konsumoni selino para se të flini.

Si ta konsumoni?

Ju mund ta konsumoni atë të freskët ose të gatuar, por nëse vendosni ta gatuani provoni ta zieni në avull sepse kështu do të ruajë deri në 99% të lëndëve ushqyese duke mbajtur aromën origjinale.

Nëse jeni duke konsumuar selino të freskët, copëtojeni atë pak para se ta konsumoni sepse në këtë mënyrë nuk do të humbasë disa nga elementët e saj ushqyes. Gjithashtu ajo duhet të ruhet në frigorifer./AgroWeb.org