A Duhet të Shkoni në Një Tualet Publik? Çfarë Duhet të Dini

1.7k 0

Nuk është sekret që tualetet publike dhe ndenjëset e tualeteve mund të jenë të mbushura me mikrobe. Por a e rrezikon kjo shëndetin tuaj?

Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me të gjitha rreziqet dhe se çfarë mund të bëni për të mbrojtur veten tuaj.

Çfarë duhet të dini rreth përhapjes së mikrobeve në tualetet publike

Çuditërisht, ndenjësja e tualetit nuk është burimi më i rrezikshëm i sëmundjeve. Megjithatë, ka rreziqet e veta.

Mikrobet nga materia fekale mund të përhapen lehtësisht mbi ndenjëse (si edhe në çdo sipërfaqe tjetër aty pranë) kur ju shtypni butoni e shkarkimit të ujit.

Ky veprim mund të trasmetojë viruse dhe baktere që mund të shkaktojnë infeksione. E kjo pasi “shtëllunga” e spërkalave të ujit që përhapen në ajër rrezikon kontaminimin tuaj me anë të rrugëve të frymëmarrjes.

Pra ju mund të thithni mikrobet që shpërndahen në ajër pasi të keni shkarkuar ujin ose duke prekur në sipërfaqet e afërta që mund të jenë kontaminuar me mikrobe.

Ndërsa rreziku që të infektoheni nga prekja e ndenjëses me të pasme dhe kofshë është shumë herë më i ulët. Dhe nëse nuk keni asnjë gërvishtje ose plagë në këto pjesë të trupit, mikrobet nuk mund të hyjnë në trupin tuaj dhe t’ju infektojnë.

Megjithatë, ekziston një mundësi e ulët që mund të merrni ndonjë infeksion nga ndenjëset e tualeteve publike. Prandaj këshillohet të tregoni kujdes.

Çfarë duhet të bëni nëse nuk doni të përdorni ndenjësen e tualetit

Nëse dëshironi të shmangni uljen direkte në ndenjësen e tualetit, mbulimi i saj me një karpecetë ose qese nëse është e mundur, është zgjedhja juaj më e mirë.

Një gjë që nuk duhet të bëni është të qëndroni pezull mbi ndenjëse ndërsa urinoni. Kjo gjë mund të dobësojë muskujt tuaj të legenit me kalimin e kohës.

Gjithashtu e bën më të vështirë zbrazjen e plotë të fshikëzës juaj duke rritur rrezikun për probleme ose infeksione të traktit urinar.

Këshilla të tjera

Ndenjësja e tualetit në banjat publike ka të ngjarë të strehojë mikrobe. Por në tulate ka edhe pika të tjera plot me mikrobe që ju vënë në rrezik.

Dorezat e dyerve të banjës, dorezat e rubinetit dhe shpërndarësit e sapunit janë disa nga vendet e kontaminuara me mikrobe.

Në këtë rast, mënyra më e mirë për të mbrojtur veten është duke larë duart tërësisht pas përdorimit të banjës. Dhe përdorni një kartëpecetë për të mbyllur rubinetin ose për të përdorur dorezën e derës gjatë daljes. Me pak fjalë, sa më pak gjëra të prekni, aq më mirë. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.